Përse bën Lulzim Basha, sikur po lufton rrugëve të Tiranës?

Përse bën Lulzim Basha, sikur po lufton rrugëve të Tiranës?

Protesta e sotme ishte ashtu siç pritej, gjithnjë e më e vogël, gjithnjë e më agresive. Eshtë trendi normal i çdo fushate protestash, të cilat janë protesta partiake.

Por çfarë ra më shumë në sy, ishte zgjatja e protestës deri në orët e vona të natës, dhe përpjekja e disaherëshme për të tentuar futjen në Parlament, edhe pse palët janë të qarta, se me aq pak njerëz sa kanë dhe aq masa sa ka marrë policia, nuk e bëjnë dot atë akt.

Atëhere përse bën Lulzim Basha, sikur po lufton rrugëve të Tiranës?

E vetmja arsye e kuptueshme sot, është rënia e protestës. Rënia e protestës, rënia e numrit të pjesmarrësve, rënia e fortë drastike e mbështetjes ndërkombëtare, rënia e moralit të opozitës pas mbushjes së Parlamentit nga lista rezervë e Lulzim Bashës, kanë rrënuar praktikisht projektin që u bazua mbi djegien e mandateve, ngjizjen e një proteste popullore në vend.

U pa qartë se djegia e mandateve prodhoi vetëm paga të reja për 50 deputetë, dhe asgjë më shumë.

Lulzim Basha tentoi të rrijë sonte rrugëve të Tiranës, jo se ka një plan, por pikërisht se nuk ka më asnjë plan.

Ai është si një njeri i hutuar, më shumë se sa një njeri i zemëruar.

Ai është një njeri i pafuqishëm, më shumë se sa një kërcënues.

Ai është më shumë një i çoroditur, se sa një udhërrëfyes, që do të tregojë hapin e radhës.

Ai po endet rrugëve të Tiranës, si ata fëmijët që bëjnë faj e kanë frikë të kthehen në shtëpi. Aty e pret babai, që nuk ja fal atë që ka bërë.

Lulzim Bashën e pret Sali Berisha, i cili e nxorri nga Kuvendi për të shpëtuar veten, dhe tani s’po shpëton dot as Bashën.

Ndaj mos prisni të dini se çfarë do ndodhë në rrugët e Tiranës, ku një turmë prej 50 vetësh tenton herë pas here t’i afrohet policisë me kapsolla e flakadanë.

Mos prisni as ndonjë ide nga Lulzim Basha, se çfarë do t’u thotë protestuesve.

Mos prisni që dikush t’iu tregojë startegjinë e radhës apo mitingun e radhës.

Është një film i vjetër, i shfaqur disa herë në këtë vend. Ndryshimi këtë radhë është se regjisor i filmit është dublant dhe e merr gjithnjë skenarin nga regjisori real në minutën e fundit.

Ndaj mos e torturoni t’i kërkoni se çfarë ka në plan të bëjë. Hë për hë, s’ka ku të shkojë, dhe po sillet rrotull SHQUP-it, si çdo njeri që s’ka asnjë plan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 14/04/2019 06:50

    I fut plumbin baba Sala nqs nuk ben cthote ai. Me keto protesta falemnderit qe na kujtoni se cilet jini, asnjehere nuk do votoheni. Kete vend nuk do ta zaptoje me kurre injoranca dhe krimi qe karakterizon opoziten hajdute

    Përgjigju
  • Ilo: 13/04/2019 22:30

    Tamam ne fund mbeti Don Kishoti(Saliu) dhe Sanco panco(luli) se dulqina(mona) kishte kohe qe ja kishte mbathur te rethuat nga mullinjte e eres si Strazua,Pathocja,Gaz Bardi e Balliu i vockel i Fahros.

    Përgjigju
  • Manaferra: 13/04/2019 22:03

    Sade don kishot. Si ste vjen turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin