Përse Berisha nuk e thyen vetë karantinën?

Përse Berisha nuk e thyen vetë karantinën?

Mendoj se duhet bërë një lëshim për Sali Berishën. Një lëshim duke i dhënë një status personi të privilegjuar, jashtë e-albania-s.

Duke qenë se ai po përpiqet të frymëzojë një lëvizje kundër masave të izolimit, duke i quajtur ato terror politik, me retorikën e tij të përditshme në kërkim të vdekjeve që nuk po vijnë, ai duhet vënë në provë.

Meqë Berisha mendon se rruga më e mirë për të arritur tek vdekjet që nuk i duken shumë, është thyerja e masave të izolimit, e maskuar si protestë kundër atyre që i quan masa kriminale, ai duhet lejuar të dalë në rrugë.

Tashmë masat e izolimit nuk janë temë debati. Ato janë rregullore lufte dhe nuk ka njeri ndërmend të hyjë në debat me Berishën për këtë gjë.

Por një lëshim i duhet bërë.

Për ta kuptuar të gjithë, në radhë të parë të vetët, se sa hipokrit është dhe me njerëzit e tij, kur u kërkon të thyejnë karantinën.

Unë nuk e di se çfarë e pengon këtë njeri, të heqë maskën, të heqë dorezat e të dalë gjithë ditën rrugëve.

Kështu së paku nuk u duket hipokrit ithtarëve që kundërshtojnë masat izoluese.

Nuk është mirë ta arrestoni për këtë gjë. Nëse keni ndërmend ta bëni, ka plot krime të tjera në listë që mund ta arrestoni.

Lëreni të bredhë disa ditë rrugëve, të sillet si njeri i lirë, dhe ta heqë këtë merakun e masave izoluese. Por ai nuk e bën. Nuk e ka bërë deri tani, por u bën thirrje të tjerëve

Vetë mbyllet, ose tek vila në Lalëz, ose tek apartamenti në Tiranë, dhe nuk del në rrugë. Vetë e di që mund të infektohet dhe me moshën që ka, t’i krijohen probleme.

Por mënyra dhe këmbëngulja me të cilën u kërkon shqiptarëve të thyejnë masat e karantinës, është aq e madhe, sa çuditesh se si ky njeri nuk e thyen vetë karantinën, por ua kërkon të tjerëve.

Jepini leje ta thyej karantinën dhe të sillet rrugëve si i çmendur, nëse do.

Por në fakt, ai nuk do. Ai thjesht do të frymëzojë një lëvizje idiotësh, me shpresë që të shtohen vdekjet në kurriz të tyre, jo në shpinë të tij. Vetë duket se e di mirë, që Zoti nuk është si drejtësia shqiptare, që bën dhe pazare politike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkoder: 29/04/2020 16:48

    Ky eshte per burg si shume te tjere qeveritare por ky qe shkruan eshte legen e i degjeneruar rob qe duhet te jete per burg gjithashtu .

    Përgjigju
  • edi: 27/04/2020 14:36

    Pse cfare e quani ju plakun dobic Ai e din se do shkoje brenda mbas Corona Virus dhe pret brenda ishalla zgjat deri sa te ngordh ketu brenda Nese e thyen rregullin ai e din se e arrestojne dhe e mbajne deri sa SPAK te beje detyren Ligjore Mos u dorezo kodoshi dhe i pa besi Berisha

    Përgjigju
  • Cubi: 26/04/2020 22:18

    Kur do vije casti i shumpritur pe kombin shqiptar se ky eshte me keq se covidi. Ta mare nje minut e me par kete mortaj qe e ka kap shqiperin.

    Përgjigju
  • Law: 26/04/2020 21:22

    Po spaska nje covid 19 per kete mostren qe su ngop me te vdekur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet