Përse Edi Rama ofroi lekë dhe pesimizëm?

Përse Edi Rama ofroi lekë dhe pesimizëm?

I vetmi debat që mund të bëhet rreth planit financiar me 7 pika të kryeministrit, është stili i prezantimit të tij. Për herë të parë kryeministri na tregoi dhe foli më gjatë për gjysmën bosh të gotës, që do të vuajmë, se sa për gjysmën plot të gotës, që ofroi për bizneset dhe qytetarët, që do përballen me nevoja urgjente.

Shifrat nuk janë përfundimtare as në kohë, as në sasi. Ato mund të mos mbulojnë dot gjithë daljen nga kriza, dhe do të duhet ndoshta të rishikohen, nëse zgjat, ashtu sikundër mund të mjaftojnë, nëse ja dalim shpejt.

Por përse Edi Rama nuk tregoi optimizëm ndërkohë që ofroi një paketë të konsiderueshme financiare?

Për ata që merren me botën e financave, optimizmi politik është një fuqi e madhe, sipas parimit “thuaj mire, të bëhet mirë”.

Por kjo betejë nuk është betejë për ringritje ekonomike, por për rezistencë ekonomike, ndërkohë që zhvillohet beteja me virusin.

Kjo betejë shtrenjtohet, ose bëhet më e përballueshme, jo nga ekonomia, por nga disiplina e qytetarëve për të qëndruar në shtëpi dhe për të sakrifikuar, që zinxhiri i saj të ndërpritet. Është beteja e qytetarëve dhe vetësakrifikimi i tyre, ai që e zgjidh situatën, më lehtë se financimi.

Ky është i pari projekt financiar në të cilin nuk llogariten kostot dhe shpenëzimet klasike, por llogariten tekat dhe fuqia e njerëzve për t’u vetëdisiplinuar.

Është betejë që nuk llogaritet dot me parametra normal ekonomikë, por me algoritmin e padeshifruar të vullnetit njerëzor. Dhe këtu Edi Rama është tërësisht i pafuqishëm, edhe pse i ashpër në masat për t’i disiplinuar shqiptarët.

Plani më i mirë financiar është të mbyllemi brenda, të bëhemi minimalist, derisa beteja të fitohet.

Pastaj do të duhet plani i ringritjes financiare. Atëhere e dimë se çfarë na duhet për t’u ringritur ekonomia. Tani nuk dimë akoma çfarë na duhet për të mbetur gjallë.

Ndaj pesimizimi i Edi Ramës nuk është lajm i mirë për ekonominë, por është sinjal i mirë për veshët e qytetarëve, që duhet të përgatiten për luftën që kanë në derë.

Për ekonominë lajmi i mirë duhet të përgatitet, kur beteja e mbijetesës të fitohet./ tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicifoli: 19/03/2020 23:04

    Vec Birisha do jetoj nuk virus qe e kap

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri