Kaluan tri ditë tashmë nga dorëzimi i 500 faqeve akuza që SPAK i dorëzoi në dorë Sali Berishës dhe dhëndrrit të tij Abi, por në media, shumë prej të cilave të financuara dhe sponsorizuara nga klani Berisha, nuk ka asnjë gjurmë. Ose më saktë, të paktat faqe, 4 apo 5 gjithësej, nga 500, janë bërë të ditura me pikatore nga dhëndrri ose Argita. Çfarë po ndodh me familjen e Dosjeve dhe të Akuzave të mëdha për gjithë kundërshtarët e tyre? Ata që krenohen me publikimin në Bild të dosjes 339, ata që krenohen me përgjimet e të gjithë bandave kriminale, mbajnë shtërnguar në sirtar dosjen me 500 faqe që drejtësia ka bërë ndaj tyre. Ata që lexojnë edhe në parlament përgjime për të tjerët, për vete heshtin, fshehin?
Ata që bërtisnin që SPAK s’ka prova, përse nuk bëjnë transparencë dhe ja japin shqiptarëve të gjykojnë nëse aty, në 500 faqe prokurorët e SPAK kanë gjetur prova apo jo? Pse tremben? Pse e ruajnë në sëndyqet e errëta të shtëpive, fondacioneve, pallateve, kullave, vilave, transfertave bankare, sponsorizimeve politike e të tjera e të tjera?
Është e paprecedentë në Shqipëri, që individë që e konsiderojnë veten të pafajshëm, të mos dorëzojnë në media atë që ata e konsiderojnë skandaloze duke bërë akuza tepër të rënda e të përditshme për prokurorët e SPAK. Dosja me 500 faqe duhet të lexohet nga të gjithë! Nëse atje brenda s’ka prova, siç pretendon familja Berisha, ta nxjerrin në media të plotë.
a.m./xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
21.2%
-
Të gabuar
74.9%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 1380
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera 'Partizani'/ U mor i pandehur nga SPAK, Malltezi shkon në Apelin e GJKKO! Bashkë me Berishën kërkojnë zëvendësimin e masës arrest shtëpie (VIDEO)
13 Shtator, 09:09
-
Ylli Pata: Realiteti paralel i darkës, pse emisionet po mbajnë krahun e Berishës?
12 Shtator, 21:47
-
Dash Sula bën deklaratën e fortë në 'Frontline': I kam thënë kolegëve socialistë, po të mos ishte për ligjin do na kishit eliminuar edhe fizikisht
12 Shtator, 21:47
-
Spahiu: Mos harroni, kur Berisha kishte pushtet, futi 4 vjet në burg kryetarin e opozitës
12 Shtator, 21:37
-
Mero Baze: Për PD e sotme, Azemi është një model i keq
12 Shtator, 18:50
-
‘Revanshi’/ Ish-kreu i Policisë së Lezhës u vetëdorëzua, të premten para GJKKO! Si dekonspiroi operacionet e ‘Guardia di Finanza’
12 Shtator, 18:39
-
Berisha i pandehur/ Mërtiri: Po përdor PD për hallin e vet! Burimi: SPAK nuk ka kurajon të frymëzohet nga amerikanët, e mbajtën në izolim pa akuzë
12 Shtator, 18:04
-
Berisha i pandehur dhe protesta para SPAK/ Ngjela: Ka humbur ekuilibrin, po dëmton PD-në! Toka tek 'Partizani' ishte shtetërore, u mor në mënyrë abuzive
12 Shtator, 17:35
-
Homazhe në 26-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, mungon Berisha në arrest shtëpie! E bija mesazh prekës nga SHBA
12 Shtator, 14:42
-
Berisha i pandehur/ Meta e merr në mbrojtje: Vendim politik i paracaktuar! Sulmon SPAK: Nën drejtimin e Dumanit, ‘vrasës’ si Nuredini
12 Shtator, 14:39
-
Ekspertët e tragjedisë së Gërdecit i përgjigjen pyetjeve të Mediut
12 Shtator, 13:59
-
SPAK e mori nën akuzë për mbi 277 mln lekë dëme, GJKKO lë në arrest shtëpiak kryebashkiakun Rexhë Byberi dhe nënkryetarin Kërrnaja
12 Shtator, 11:07