Përse kanë rënë ndjeshëm rastet me grip sezonal?

Përse kanë rënë ndjeshëm rastet me grip sezonal?

Në një kohë kur gjithë bota po përballet me një valë në rritje me numrin  e të infektuarve me COVID-19, gripi sezonal duket se është zhdukur.  Mjekët kanë regjistruar shumë pak raste krahasuar me vitet e mëparshme, pikërisht në kohën ku rastet e të sëmurëve me gripe arrinin kulmin. Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) paralajmëron se "për shkak të pandemisë Covid-19, të dhënat e paraqitura mbi gripin duhet të interpretohen me kujdes", por fakti mbetet se "është e pazakontë në këtë sezon të ketë numër kaq të ulët të infeksioneve ".

Qendra ka zbuluar vetëm 415 raste që nga dhjetori i vitit 2020, shumë më pak se 18 mijë që janë regjistruar nga dhjetori 2018 deri në javën e parë të vitit 2019.  Mjekët dhe specialistët bien dakord që arsyeja kryesore për këtë rënie është zbatimi i masave kundër Covid-19, të cilat janë gjithashtu të dobishme për të parandaluar sëmundje të tjera të frymëmarrjes siç është gripi.  Maskat, distancimi social dhe larja e shpeshtë e duarve ishin gjithashtu masa efektive për të parandaluar si asnjëherë më parë këtë sezon, incidenca e sindromave të gripit.

Përdorimi i maskave për fytyrën, distancimi dhe larja e shpeshtë e duarve "është diçka që nuk jemi mësuar në Evropë", thotë Joan Caylà i Shoqatës Spanjolle të Epidemiologjisë. Megjithatë, shton, "në vendet aziatike kemi parë që ato janë masa të zakonshme dhe efektive në luftën kundër Covid dhe gripit".

Një arsye tjetër për rënien drastike të rasteve të gripit është mbizotërimi i disa viruseve mbi të tjerët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë