Përse në PD, të gjithë prodhojnë dhunë?

Përse në PD, të gjithë prodhojnë dhunë?

Josif Droboniku

E krijuar afro 30 vite më parë si Parti Demokratike, e propoganduar me të madhe si “parti e vlerave demokratike perëndimore”, apo dhe si “parti europianiste” së fundi, kjo forcë politike nuk dihet por, gjithmonë prodhon, dhunë. Dhunë verbale, fizike dhe institucionale, madje dhuna është aq konkrete tek ajo parti, sa që baza e saj edhe sot pas 30 vitesh demokraci, nuk arrin ta kuptojë ardhjen në pushtet pa mjetet e dhunës. Shpesh kam patur rastin të jem prezent, mes anëtarësh dhe militantësh të Partisë Demokratike, në kohë pushteti dhe opozite, dhe gjithmonë prej tyre (e përcjellë natyrisht nga lart-poshtë) kam dëgjuar togfjalish të frikshme “ah sa të vijmë ne në pushtet, mjerë ata çdo të heqin” apo dhe “kjo qeveri duhet larguar me dhunë, me kallash, me tanke”, etj, etj. Dhuna, ka qenë, është, dhe do të mbetet kryefjala e çdo drejtuesi qëndror dhe lokal të asaj partie.

Çdo drejtues seksioni, grupseksioni, çdo drejtues lokal apo i ndonjë strukture në qendër të asaj partie, termin “dhunë” e ka parafjalë të bisedimeve dhe takimeve, reagimeve dhe arritjeve, sukseseve dhe dështimeve. Megjithëse ajo parti nuk u krijua nga dhuna, por nga elita intelektuale e këtij vendi, të cilët me dhunë u flakën prej andej, duket sikur dhuna e çdo lloji, është “oksigjeni” që mban bashkuar edhe sot pakicën e mbetur atje. Të gjithë kujtojnë se si, nga mbledhjet e kryesisë, Kuvendit Kombëtar apo Këshillit Kombëtar, se si nga aktivet e saj në Tiranë dhe rrethe, rriheshin dhe nxirreshin me dhunë nga salla, intelektualë që akoma nuk e kishin provuar ç’ishte “liria dhe demokracia e brëndshme” në PD. Të gjithë e kujtojnë se si , emra të spikatur të fushave të ndryshme, me grada shkencore, që ishin afruar tek Partia Demokratike duke besuar se gjenin vetveten, marreshin prej zhelesh, rriheshin dhe kërcënoheshin, kur ata ngriheshin kundër të Madhit.

Të gjithë ne kujtojmë se si, janë rrahur ish-themelues dhe ish-propogandues të asaj partie nga xhupzinjtë që mbushnin sallat e aktiveve, apo se si janë rrahur edhe gazetarë që kishin kurajon të shkruanin dhe denonconin skandalet financiare dhe trafiqet që bëheshin asokohe hapur nga njerëzit e afërt të kupolës drejtuese. Dhuna , ka qenë dhe mbetet edhe sot pas 30 vitesh, rruga e vetme me të cilën Lulzim Basha ka frymëzuar dhe ushqyer ndjekësit e tij. Mjafton të kujtojmë dhunën e paparë shtazarake, të 5-6 muajve protesta “paqësore” të një force politike që jeton, punon dhe programon vetëm akte dhune. Kjo filozofi mesjetare, ka detyruar prej dy dekadash, të largohen jashtë vendit, dhjetra e qindra emra të spikatur që dikur kontribuan për Partinë Demokratike , dhe më vonë u trajtuan si lecka të shqyera.

Dhuna në PD, vjen si trashëgimi, mjafton të analizojmë periudhën 6 vjeçare, se si veproi edhe Lulzim Basha sapo u bë kryetar, me zërat kundër, duke i përzënë ata dhunshëm përfundimisht nga ajo parti, sikur ta kishte çiflik. Ndaj unë nuk habitem për “dhunën verbale” që Lulzim Basha akuzohet nga bashkia e Tiranës, gjatë vizitës që ai u bëri 2-3 studentëve, duke u “qarë” hallet. Ndoshta kjo duhet parë më tepër si reagim normal, i një kryetari partie, që vjen nga një forcë politike që trajton vetëm dhunën, si opsion dhe zgjidhje të problemeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E tille nisi: 08/02/2020 14:08

    E maskuar si levizje demokratike, ne fakt levizje anarkiste , objektivi bllokimi shkaterimi i ekonomise vjedhja e saj , deri ne shkaterimin e shtetit , me ideologjine e marjes dhe mbajtjen te pushtetit me dhune. (Ne pamundesi ne tavoline)

    Përgjigju
  • Konjak: 07/02/2020 22:17

    Edhe nese do te kishe studjuar ne ndonje shkolle per genjeshtra dhe mashtrime ,kaq jasht se vertetes nuk do te ishe ,zoteri Ajazi .Kaq dhunuse nuk eshte as partia socialiste ,si trashegimtare e drejte persedrejti e partise komuniste , -e cila njihej per dhune te ashper - .Por te genjesh e te mashtrosh ,i ben keq popullit ,sepse e mbyt me te pa verteta ,e fut ne qorrsokak ,e mbeshtjell me mjegullnaja ,qe pastaj te livadhis derri e dosa sipas oreksit ,more derdemen .populli nuk urren asnje nga partite ,por i kritikon kur s'permbushin detyren ,per te cilen jan krijuar . Beni, nese mundeni, punen e gazetarit ,jo te trazivacit e mashtruesit ;vetem e vetem per tu mirpaguar ,por ndoshta edhe per egoizmin ,kapardisien e intrigat ,qe duken qart se ju karakterizojne .Faleminderit .

    Përgjigju
  • O Lulo: 06/02/2020 23:24

    Je bere kandar krejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë