Përse shqiptarëve u ka bërë përshtypje, Ilir Meta i dehur?

Përse shqiptarëve u ka bërë përshtypje, Ilir Meta i dehur?

Presidenti Ilir Meta

Të pish është një ves njerëzor dhe nuk është arsye për denigrim publik, pëveç rasteve kur bëhesh i bezdisshëm. Kjo, dhe kur je politikan. Ka plot të tillë dhe tek ne, që e tepërojnë me pijen, por e kanë si identitet simpatik.

Dritero Agolli ishte simbol i politikanit dhe shkrimtarit që nuk e nënkuptoje dot pa rakinë. Dashamir Shehin për shembul njerëzit më shumë e kanë simpati që pi, se sa që është politikan i mirë, kur është esëll.

Por shfaqja e Ilir Metës i dehur në “Opinion”, nuk bëri përshtypje thjesht se ai ishte tapë, siç thuhet në këto raste, por se ai ngjante si njeri i dehur nga dëshpërimi.

I ngjante pak a shumë atyre njerëzve që pijnë një ose dy herë në jetë, ose kur kanë drama shpirtërore, ose halle të mëdha, që nuk i përballojnë dot.

Për këtë arsye debati rreth dehjes së Ilir Metës, nuk kishte të bënte me rakinë, verën apo kokainën, që mund të kishte marrë para emisionit, por arsyet që ai ndjehet i dëshpëruar dhe befas shfaqet i pirë para publikut.

Kjo është shumë intriguese për publikun.

Në gjithë sjelljet e tij të kohëve të fundit, ai udhëhiqet nga makthi dhe pasiguria, se diçka kundër tij po përgatitet.

Natyrisht të akuzuarin e madh ka Edi Ramën. Për atë dyshon që bashkëpunoi me Bashën për Kodin, për atë dyshon që po e përgjon me kë takohet rrethinave të Durrësit, për atë dyshon që po flet më të huajt për problemet e tij me drejtësinë, për atë dyshon se do të zhdukë LSI-në dhe të bëjë koalicion me PD, e gjithfarë skenari tjetër.

Gjithë këto makthe kanë pasojat e veta. Nëse e vëreni, herë shfaqet në delire patriotike, duke tentuar të përkujtojë çdo hero apo dëshmor, pamvarësisht se ja bën lëmsh biografinë, herë shfaqet në delir si “të fortët”, duke kërcënuar se do tmerrojë filanin dhe filanin, herë shfaqet i dorëzuar dhe i pirë para publikut.

Anormaliteti i Ilir Metës buron nga pasiguria. Ai është i pasigurt nga PD dhe veçanërisht Lulzim Basha, si një partner i besueshëm në koalicion.

Ai dyshon dhe nëse Lulzim Basha i thotë “eja futemi në një listë”, dhe nëse i thotë “bëj listë më vete”.

Dyshimi se atë duan ta defaktorizojnë në këto zgjedhje, është konstant.

Ai është i pasigurt nga ana tjetër tek sprova eletorale më vete, pasi imazhi i LSI-së dhe i tij, janë kthyer në beze të kuqe, që ngjallin tërbim popullor. Dhe ai e ndjen këtë.

Por mbi të gjitha, Ilir Meta ndjehet i pasigurtë se ende askush nuk po i jep një pazar. Rama jo e jo, por as Basha.

Sot, kur Ilir Meta është në kulmin e shkatërrimit nervor të tij, kur poston çdo pesë minuta nga një të sharrë nga nëna, për kryeministrin dhe këdo i del para, sot kur gjithë shqiptarët diskutojnë me humor shfaqjet e tij si i pirë në ekran, në PD debati më i madh është nëse do ketë dhe një shans të dytë Klevis Balliu, apo do iki në LSI.

Biles as për Jamarbër Malltezin që nuk e ka vënë Lul Basha në listë, nuk ka debat.

Kaq debat ka në PD, ndërkohë që Ilir Meta ngjan sikur po i merret fryma nga betejat, orë pas ore me Edi Ramën, që argëtohet me të.

Eshtë e gjitha kjo panoramë, që i ka bërë njerëzit të vëmendshëm ndaj shafqjes së tij publike, si i dehur tapë, pasi e shikojnë atë, jo si një zakon të Ilir Metës për të pirë, por si një degradim të tij duke përfunduar i pirë, ngaqë ndjehet i dështuar dhe i pasigurtë.

Dhe kjo kuptohet më qartë, sot edhe pasi i ka dalë pija, kur tha  se e donte Margaritën (Tutulanin) më shumë se Monikën. Puna është se dhe kjo deklaratë dashurie i ka ikur kot, pasi nuk e krahasojmë dot, ngaqë nuk dimë sa e do Monikën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKUMUTIT: 10/10/2020 12:25

    O UK TI JE UK KANALESH O UK KOMPLET MUT PËR NJË GJË TË PËRGËZOI QË PASKE MËSUAR TË SHKRUASH. PO PËR POLITIK O UKU KANALEVE SI KE BO DITËT AKOMA O ANALFABET I ZBRIT NGA MALI UKU KANALIT.

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 10/10/2020 12:48

      Ukumutit:Va fa culo,povero gente

  • UKU MOMLIT: 10/10/2020 11:40

    Mero shpesh je lepires i difektuar dhe kjo tashme dihet nga vjen-etja dhe deshira jote pambarim qe te perfitosh sic ke perfituar deri me tashme. Qe te kuptohemi,shpesh ti gatuan m*t dhe e ben kulaç,cka tregon aftesite e tua te veçanta,megjithse ska njeri qe ta haje,por ti ke edhe nje te mire qe shpesh dhe publikisht e ha po vete krejt kulaçin. Tere populli e ka marre vesh se iliri i dehur eshte ne sinkron me kryetarin e rilindjes(qe e ke aq perzemer) dhe po zbatojne programmin qe kane nenshkruar tek per tek,se te dy kane te njejtin hall dhe jane perpelitjet e fundit qe mund tju mundesoj ndonje opsion te shpetojne nga ligji per vjedhjet,grabitjet,vrasjet,mashtrimet dhe gjithshka te kunderligjeshme,antishqiptare qe kane bere deri tani. Prandaj o mero mos na hap barkun me komentet e tua neveritese.

    Përgjigju
  • Henri: 10/10/2020 04:22

    Profilizim patetik, pa kurrfare shije. Meta mbajti Nano 2 dhe me pas e rrezoi ate. Mbajti ne pushtet Berishen 2 dhe ai e rrezoi. Meta e solli ne pushtet Ramen 1 dhe mbajti ne pushtet Ramen 2, ai do ta rrezoje. Rama, ndoshta nga keshillimi i gabuar ose nga ndonje leter nen menge qe dikush ia ka vene, sulmon Meten me synim te marre elektoratin e tij. Kete gabim beri Nano dhe Berisha. Kete po ben dhe ky, duke i mundesuar Metes te mbaje ate pako elektorat folklorik dhe madje ta zgjeroje se fundmi.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 09/10/2020 23:36

    Eshte kokelope ndaj u ka bere pershtypje. Po leh si nje qen zorresh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar