Përsëri në “Kanalin e Butrintit”, makina me kokë në ujë, shpëtojnë me not 2 turistët e huaj. Shoferi i dehur dhe pa patentë

Përsëri në “Kanalin e Butrintit”, makina me kokë në ujë, shpëtojnë me not 2 turistët e huaj. Shoferi i dehur dhe pa patentë

Pamje nga aksidenti në Kanalin e Butrinit

Sarandë- Një tjetër automjet ka përfunduar sot në ujërat e “Kanalit të Butrintit”, duke shënuar rastin e dytë brenda 8 ditësh dhe me protagonistë po dy turistë të huaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur drejtuesi i automjetit të marrë me qira, ka humbur kontrollin duke përfunduar në ujërat e fshatit Vrinë. Dy personat udhëtonin drejt Sarandës, pasi kishin kaluar kufirin.

Nga burime policore bëhet me dije se kanë qenë dy persona brenda në mjet, të cilët kanë mundur të dalin me not pa dëmtime. Policia e Sarandës ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur edhe hetimet.

Bëhet me dije se mjeti që ka rënë në ujë ka qenë i tipit “Fiat”, me targa AA 459 RL dhe me drejtues shtetasin e huaj Patryk Sajnog. Ai i është nënshtruar testit të alkoolit, ku herën e parë ka rezultuar në masën 0.906 mg/l dhe më pas 0.894 mg/l. Gjithashtu ai rezulton pa leje drejtimi. Për këtë arsye është arrestuar nga policia për gjendje të dehur dhe mungesë patente. Disa orë më pas automjeti është nxjerrë me vinç nga uji nga punonjësit e zjarrfikëses dhe uniformat blu në aksion.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj drejtuesit, teksa e ka marrë edhe në pyetje për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar dhe viktima.

Më 31 korrik një tjetër automjet ra në të njëjtin vend, duke shkaktuar plagosjen e dy turistëve të huaj të cilët vinin nga Qafë-Bota. Burime pranë Komisariatit të Policisë Sarandë bëjnë me dije se ky vend është rrezik konstant për aksidente dhe jo rrallë automjetet përfundojnë në kanal, pasi nuk ekziston asnjë sinjalistikë dhe barrierë që të paralajmërojë drejtuesit e mjeteve se aty është kthesë e fortë.

Nga ana e sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës është dërguar disa herë shkresë drejt ARRSH për vendosjen e sinjalistikës, por ende nuk ka asnjë reagim.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik