Politikanë, sportistë dhe artistë, personat e famshëm që rezultojnë të prekur me koronavirus, Donald Trump i rrezikuar (FOTO+VIDEO)

Koronavirus nuk kursen askënd.

As VIP-at, qofshin ata politikanë, sportistë apo personazhe të biznesit.

Disa kanë frikë, por tregohen të qetë, si Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, i cili në 7 Mars, së bashku me vajzën e tij Ivanka dhe dhëndrin Jared Kushner, pritën Presidentin e Brazilit Jair Bolsonaro dhe zëdhënësin e tij Fabio Wajngarten, ku ky i fundit rezultoi pozitiv në Covid-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të reja të prekura me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është rritur çdo ditë dhe disa prej personave të njohur në botë kanë rezultuar pozitivë.

Në Itali rezultojnë të prekur nga sëmundja kreu i PD, Nicola Zingaretti, deputetët Edmondo Cirielli, Claudio Pedrazzini dhe Alberto Cirio, presidentë të Lazio dhe Piemonte.

Ministrja e Shanseve të Barabarta Spanjolle, Irene Montero ka kontraktuar virusin gjatë një marshimi më 8 Mars.

Të infektuar janë gjithashtu Pedro Iglesias, themeluesi i Podemos spanjolle, Ministri Francez i Kulturës Frank Riester dhe Ministri i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar Nadine Dorries.

Sophie Grégoire Trudeau, gruaja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau doli pozitive pas testit për  koronavirusin.

Justin Trudeau është në izolim pasi gruaja e tij filloi të shfaqte simptoma të mërkurën pas një ngjarjeje në Mbretërinë e Bashkuar.

"Megjithëse jam duke provuar simptoma të pakëndshme nga virusi, do të kthehem shpejt në këmbët e mia.

Të qenit në karantinë në shtëpi nuk është asgjë në krahasim me familjet e tjera kanadeze që mund të kalojnë këtë dhe për ata që përballen me shqetësime më serioze shëndetësore", është shprehur ajo.

Francis Suarez, kryebashkiaku i Miamit është me koronavirus, katër ditë pasi ndoqi një ngjarje në Miami me një zyrtar të qeverisë braziliane i cili më vonë testoi pozitiv për virusin. 

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson njoftuan se u diagnostikuan me COVID-19 ndërsa ishin në Australi për një nga filmat e aktorit.

Aktorët 63-vjeçarë ishin në Australi për prodhimin e filmit biografik të Elvis Presley të regjisorit Baz Luhrmann, në të cilën Hanks luan kolonel Tom Parker, kur njoftuan se kishin sëmundje.  

Edhe kultura është ‘plagosur’ gjithashtu teksa është infektuar shkrimtari kilian Luis Sepulveda.

Edhe sporti wshtw prekur nga pandemia, ku Daniele Rugani, ylli i ekipit kombëtar të futbollit italian rezultoi pozitiv.

Klubi i futbollit italian Juventus njoftoi të mërkurën se mbrojtësi Daniele Rugani ka testuar pozitiv me koronavirusin e ri. 

Rugani, i cili është edhe një ndërkombëtar në Itali, është lojtari i parë në kategorinë më të mirë të futbollit në Itali që është me koronavirus.

Ndeshja e Juventusit kundër Lyon u anulua nga UEFA pas lajmeve. 

Gjithashtu edhe një lojtar tjetër, sulmues i Sampdoria, Manolo Gabbiadini është me COVID-19.

"Tashmë keni marrë kaq shumë mesazhe. Por unë ende dua t'ju siguroj se jam mirë, prandaj mos u shqetësoni”, shkroi Gabbiadini, i cili ishte në izolim, në Twitter.

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit është testuar pozitivisht për koronavirusin, duke detyruar klubin të mbyllë kompleksin e tij të stërvitjes dhe ta vendosë të gjithë skuadrën në izolim.

NBA pezulloi sezonin e saj pasi lojtari Rudy Gobert doli pozitiv me koronavirus.

Atleti 27-vjeçar raportohet se ishte në Oklahoma City por nuk ishte i pranishëm në arenë për këtë lojë. Pas lajmit, të dy ekipet City Thunder dhe Utah Jazz u karantinizuan në Chesapeake Energy Arena.

Lojtarët e City Thunder u larguan, megjithatë lojtarët e Jazz mbetën në arenë deri  përfunduan rezultatet e testimit.

Për shkak se Jazz kanë rënë në kontakt me lojtarë nga ekipe të tjera të NBA në lojërat e fundit, 20% e lojtarëve të NBA janë përballur me karantinën.
Donovan Mitchell ishte lojtari i dytë i NBA-së doli pozitiv pas testit për sëmundjen.

Atleti 23-vjeçar raportohet se ishte i vetmi lojtar tjetër i Jazzit që doli me koronavirus.

Ora 18:40
Personat e famshëm që rezultojnë të prekur me koronavirus
1/8
Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe bashkëshortja Sophie Gregoire Trudeau
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



    ×

    Lajmi i fundit

    Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

    Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë