Qeveria së shpejti pritet që të zyrtarizojnë gjuhën e shenjave për 39 mijë persona në vendin tonë të cilët kanë probleme me dëgjimin. Ky fakt është bërë i ditur nga drejtues të Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë në Tiranë si dhe përfaqësues së shoqatës së tyre. “Fëmijët që nuk dëgjojnë që edukohen sot në këtë institucion, janë me fat pasi kanë një mundësi edukimi dhe unë dua ti them faleminderit shkollës që ofron këtë edukim, pasi ne nuk mund të mësojmë në klasa normale, kjo do të ishte e pamundur”, pohojnë drejtues së institutit. Ndërkohë që në këtë ditë kërkojnë më shumë vëmendje nga shteti për këtë kategori fëmijesh. Tek Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë të gjitha aktivitetet ofrohen falas për fëmijët, gjë e cila fillon që nga edukimi e deri tek asistenca social.
/Shqiptarja.com










