Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku me vendim të GJKKO-së.

Berisha i është referuar ministres virtuale Diella, për të pyetur mbi vërtetësinë e raportit të Komisionit të Venecias që Rama citoi sot në hyrje të podkastit ‘Flasim’, i cili shprehej kundër pezullimit të Ballukut.

Berisha pretendon se nuk ekziston një raport i tillë i Venecias dhe deklaratat e Ramës i sheh si një presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

"Ministrja Diella: Rama është hajdut dhe mashtrues publik

Të dashur miq, Edi Rama sot, në avokatinë e tij të turpshme të vjedhjeve të tij me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë dhe në një presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese, ju tha shqiptarëve se Komisioni i Venecias është shprehur kundër pezullimit të ministrave nga detyra.

Kurse Diella thotë se nuk ka asnjë raport të Komisionit të Venecias për pezullime ministrash – konkret, as në tërësi – por ka raporte vetëm për të zgjedhur vendor. Pyetja ime është: kush gënjen? Diella apo Rama?

Apo kujt t’i besojmë: Diellës që është e paanshme, apo Ramës të zhytur gjer në vesh në aferën e pistë të tunelit të Llogarasë?", shkroi Berisha.


Lajmi kryesor:

Pezullimi i Ballukut/ Rama: Sipas Venecias, Gjykata s’mund të pezullojë ministrat! Ndërhyri në punët e qeverisë, presion de facto për shkarkimin e saj nga detyra