TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku tha për gazetarin e Report Tv Merin Maçi, se pas tërmetit në kryeqytet janë ngritur shtabet e emergjencës për persona të cilët kanë pasur pasur probleme.

Ndërkohë tha Mazniku katër qendrat sociale qëndrojnë të hapura dhe funksionale për të siguruar strehimin e familjeve që nuk kanë mundur të qëndrojnë në banesa.

"Pak minuta pas tërmetit janë ngritur shtabet e emergjencës për persona të cilët kanë pasur probleme. Më pas ne kemi 4 qendra sociale të hapura dhe funksionale për të sigururua që ato familje që nuk kanë mundur të qëndrojnë në shtëpi të kenë një vend për të kaluar natën. Pjesa më e madhe e banorëve kanë vendosur të akomodohen pranë të afërmve të tyre. Numri që kanë ardhur në qendrat sociale është i vogël. Janë edhe 6 pikat e emrgjencës. Ne ftojmë njerëzit të telefonojnë dhe të kërkojnë ndihmë", u shpreh Rama.

Ndërsa deputeti socialist Ervin Bushati u shpreh se siguria dhe qetësia janë kyç për momentin. Ai theksoi se nuk duhet të ketë momente pasigurie në radhët e qytetarëve.

"Siguria dhe qetësia janë kyç tani pas tërmetit. Mendoj se shpërndarja e informacionit është i rëndësishëm. Për këtë arsye është mbledhur edhe qeveria në këtë orë. Shpresojmë se ashtu si nuk ka pasur viktima në Tiranë, nuk ka për të pasur. Nuk duhet të ketë momente pasigurie. Ato pak raste që kanë qenë në spital, janë gjendur për shkak të frakturave të lehta, por pa dëmtime të rënda", u shpreh Bushati.

Pikat e Emergjencave do te jene ne:

1- Rr. “3 Deshmoret”, Yzberisht;

2- Liqeni i Thate;

3- “Bulevardi ri”, Kashar;

4- Stadiumi “Dinamo”;

5- Kisha ne Rr. “Don Bosko”;

6- Shkolla “Betim Muco”, Kombinat.