Pikëllimi i të moshuarit që humbi gruan pas 65 vitesh martesë, ka një mesazh të madh për të rinjtë (FOTO)

Pikëllimi i të moshuarit  që humbi gruan pas 65 vitesh martesë, ka një mesazh të madh për të rinjtë (FOTO)

Ditët e fundit Ermal Mamaqi së bashku me Amardën dhe fëmijët ka kaluar disa ditë pushimi në Valbonë. Gjatë qëndrimit atje Ermali është njohur me histori të bukura njerëzore dhe njërën prej tyre e ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Instagram’.

Ai ka publikuar një fotografi përkrah një zotërie 84-vjeçar dhe ka treguar një histori prekëse, po aq edhe frymëzuese të burrit në fjalë. Me anë të këtij rrëfimi, Mamaqi ka dhënë një mesazh shumë të fortë për çiftet e reja, për të vlerësuar jetën dhe njëri-tjetrin.

'Ky është Brah Salihi Metaliaj. Një zotni i mençur 84 vjeç nga Dragobia,Tropojë. Kaluam gjysmë dite bashkë, më tregoi histori fantastike nga këto anë dhe na priti në kullën e tij me dashamirësinë tipike të malësorit. Ajo që më bëri përshtypje nga ato që më tha ishte se Brahut i kish vdekur gruaja para 9 muajsh dhe ai e mendonte çdo ditë. Fytyra e tij merrte një shprehje mallëngjyese, por edhe krenare kur na tha: ‘65 vjet bashkë, 1 herë nuk më tha Jo ajo grua’. Brahu dhe gruaja tij e ndjerë rritën 7 fëmijë në Dragobi dhe Brahu nuk dëgjoi kurrë ankesa dhe fjalën ‘JO’. Po ti që ankohesh çdo ditë… çfarë justifikimi ke? P.s: Për çiftet e reja…”, ka shkruar Ermali në postimin e tij. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alpin: 30/06/2019 18:56

    Shkrimi sjell vertete vlera njerzore...por nuk shkruhet as thuhet Brahu...por Braha ne gegnisht dhe Brahoja ne toskerisht!! Ketu Ermali ja ka futur kot fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit