Pipero në Report Tv: I dallueshëm, edhe kur s'janë shfaqur simptomat! Koronavirusit i 'ka mbetur' dhe shumë pak kohë

TIRANË- Prof. As. Dr. Pëllumb Pipero, Infeksionist ka bërë një panoramim të qartë,  me syrin e një specialisti, të situatës lidhur me koronavirusin. Pipero ka sqaruar se është lehtësisht e dallueshme për të kuptuar se kur një person është i prekur nga koronavirusi, pavarësisht nëse i ka dhënë shenjat ose jo dhe për këtë arsye askush nuk duhet të shqetësohet. Ai bëri me dije se Shqipëria e ka një kapacitet te tillë, teksa ka shpjeguar edhe periudhën 14 ditore e të qëndruarit në karantinë, pse është e nevojshme si masë parandaluese.

"Nga studimet është konfirmuar që periudha e inkubacionit zgjat nga 2-12 ditë e gjysmë. Nëse dikush ka pasur kontakt me një të sëmurë, vjen nga Kina dhe brenda 14 ditësh nuk shfaq shenja, atëherë nuk është i sëmurë. Por metodat shkencore mund ta konfirmojnë virusin të infektuar, pa shfaqur shenjat e sëmundjet mund të identifikojmë. Kjo na bën optimist. Kemi të gjitha mundësitë që nëse e ka virusin prezent ta dallojnë që në kontaktin e parë", u shpreh Pipero në studion e Report Tv.

Referuar shifrave zyrtare, 80% e viktimave janë mbi moshën 55-60 vjeç, një tregues ky sipas Piperos, se virusi është më agresiv tek persona me imunitet të dobët.

"Kanë imunitet të dobët, kjo është arsyeja përse numri i vdekjeve është në këtë grup popullatash. Fakti që qeveria kineze ka marrë masa të rrepta për ta kufizuar përhapjen e virusit. Kjo na bën optimist që impakti kryesor negativë  është në Kinë", tha Pipeo.

E parë në një prizëm më pozitiv dhe në plan afatgjatë  të gjithë kësaj situate dramatike, mes frikës dhe panikut, Pipero tha se "virusit" i kanë mbetur shumë pak kohë për të vepruar. Në analizën e tij, një virus që të përhapet ka nevojë për temperatura të ulëta dhe tashmë që dita po i merr më shumë kohë natën dhe përpara është pranvera, gjasat janë të shumta që ky virus të zhduket...ndoshta jo përgjithmonë.

"Ka shumë pak kohë për të bërë dëm të madh, se virusi që të përhapet do temperatura të ulëta. Tani dita po zgjatet dhe po vjen vera. Kjo është një nga arsyet kryesore që ky virus është bërë mediatik. Prandaj është përhapur shumë panik. Duhet që informacioni të mos kaloj në sensin e lajmit, por të informacioni", tha infeksionisti.

Ndërkohë, nëse keni temperaturë të lartë, kollë, dhimbje fyti dhe vështirësi frymëmarrjeje, duhet të shkoni urgjentisht tek mjeku...pasi këto janë simptomat e para që shfaq kjo sëmundje, burimi i së cilës edhe pse kanë kaluar rreth një muaj ende nuk dihet zyrtarisht.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë