'Pisllëk i madh'| Duhet të kishte turistë, por plazhi i Likmetës është pushtuar nga plehrat (VIDEO)

Plazhi  i Likmetës në Durrës është kthyer në një vend grumbullim plehrash dhe barishtesh nga më të ndryshmet. Ai sot nuk kryen asnjë funksion për të qenë i tillë.

Pavarësisht se ndodhemi në kulmin e sezonit turistik, në këtë plazh të vetmit që takon janë disa peshkatarë që ushtrojnë këtë aktivitet prej vitesh në këtë zonë. Ata shprehen se plazhi ka qenë shumë i pastër dhe i frekuentuar nga pushues të ndryshëm, ndërsa sot ky vend është bosh, pasi e tërë sipërfaqja rënore është e ndotur.

"Këtu është pisllëk i madh. Erë e keqe ndotje, shiringa, mbeturina. Të gjithë plazhistët që vinin këtu nuk janë kthyer më. Të paktën rrugën të rregulloni me çakull, nuk e duam me asfaltin. Nuk ka vënë dorë njeri" thonë ata. Problematikë tjetër për plazhin e Likmetes mbetet edhe mungesa e  rrugës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Pyetja e Adit

Edison Ypi: Pyetja e Adit