Pispili me perime dhe djathë

Përbërësit:

  • 400 gr miell misri
  • 400 gr spinaq
  • 2 presh
  • 2 qepë të njoma
  • 2 domate
  • 2 vezë
  • 2 gota qumësht
  • 100 ml vaj
  • 200 gr djathë të bardhë
  • 1 lç pluhur pjekës
  • Kripë, piper
  • Majdanoz sipas dëshirës

Përgatitja:

Kalojmë në blender të gjitha perimet mbasi i kemi larë mirë. Në një tas shtojmë të gjithë përbërësit dhe i përziejmë mirë. I vendosim në tavë për pjekje në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.