Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit

Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit

Albana Vokshi, Mimoza Vokshi, Ajlin Sharku dhe e-mail që njofton regjistrimin e denoncimit në DPT

Pas dy publikimeve të mëparshme rreth denoncimit të aferës "Deco 2000" ku nën hetim janë motra dhe mbesa e Albana Vokshit, Mimoza Vokshi dhe Ajlin Sharku, së fundmi është vënë në lëvizje edhe organet përkatëse tatimore, duke regjistruar denoncimin dhe duke kaluar në lupën e hetimit kompaninë "Deco 2000" mbi dyshimin e Evazionit Fiskal.

Rikujtojmë se mbi to ka nisur një hetim i thelluar mbi veprimtarinë e "Deco 2000" sh.p.k nën dyshimin e kryerjes se pastrimit të parave dhe së fundmi dhe atë të falsifikimit të dokumentave. Nga burime pranë hetimit bëhet e ditur se aktualisht po priten të vijnë kthim-përgjigjet nga të gjithë bankat e nivelit të dyte për çdo transaksion bankar dhe gjendjet e llogarive bankare që disponojnë Mimoza Vokshi, Ajlin Sharku por dhe rrethi i ngushtë familjar i tyre, duke kaluar kështu nën lupë pasurinë e tyre apo çdo lëvizjeje të dyshimtë të bërë nëpërmjet transaksioneve bankare.

Por risia qëndron se, së fundmi nga burime pranë redaksisë është siguruar një e-mail nga strukturat tatimore që pohojnë se tashmë janë vënë në lëvizje edhe strukturat përkatëse të tyre për të verifikuar dhe një shkelje të re penale që mund të jetë kryer, atë të evazionit fiskal nëpërmjet kompanisë "Deco 2000" të Mimoza Vokshit dhe administratores së dorëhequr tashmë ditën e parë që ky denoncim u bë në media, Ajlin Sharkut. Përfshirja e strukturave përkatëse tatimore do të bej të mundur sqarimin e disa momenteve kyçe rreth aktivitetit të kompanisë "Deco 2000", si:

1- Si u arrit të shpërndahej një divident 627 milionë lekë nga fitimet e vitit 2024?

2- Sa është xhiroja që ka arritur "Deco 2000" për vitin 2024, kur vetëm fitimi i këtij viti nga aq sa është shpërndarë rezulton të paktën në një vlerë prej 627 milionë lekë?

3- Çfarë ka ndodhur që vitin e kaluar "Deco 2000" depozitonte pranë Tatimeve një deklarate të tatimit të thjeshtuar, që i korrespondon një biznesi të vogel me xhiro jo më shumë se 80 milionë lekë, ndërsa për këtë vit kur fitimi është 627 milionë lekë, xhiro e Deco 2000 i bie të jetë rreth 1.8 miliardë lëkë?

4- Nga viti 2023 me xhiro në vlerë më të vogël se 80 milionë lekë, në vitin 2024 me xhiro që përllogaritet në vlerën 1.8 miliardë lekë. Si është rritur me 24-fish xhiroja brenda një viti?

5- Si u arrit që vetëm me një punonjës (Ajlin Sharku - administratore) të realizohet ky fitim këtë vit?

6- Përse për asnjë vit nuk janë dorëzuar pranë QKB bilancet e shoqërisë Deco 2000 si një detyrim ligjor?

7- Objekti i veprimtarisë të "Deco 2000" është dhe "Qendër Estetike". Si funksionon kjo qendër estetike, kur si punonjëse pranë Tatimeve deklarohet vetëm Ajlin Sharkun si administratore. Prezumuar të vërtetë ekzistencën e ushtrimit të "Qendrës Estetike", i bie që punonjësit e qendrës estetike të punojnë dhe paguhen në të zezë?

8- Tek vendimet të shpërndarjes së dividentëve citohet një adresë e vendosur nga Mimoza Vokshi. Nga verifikimi i kësaj adrese, faktikisht ajo adresë i përket një kompanie tjetër krejtësisht pa asnjë lidhje me Deco 2000. Përse është vendosur një adresë fiktive tek vendimi i shpërndarjes së dividentëve?

9- Ndërsa Ajlin Sharku kishte marr mandatin si administratore vetëm para 8 muajsh dhe kishte një mandat 5 vjeçar deri më 5 Mars 2029, përse Ajlin Sharku dha dorëheqjen ditën e  publikimit në media më 18 Nëntor 2024? Mos ka të bëj me faktin që koha gjatë së cilës Ajlin Sharku ishte administratore u shpërnda dhe dividenti prej 627 milionë lekësh?

FOTO/ E-mail që konfirmon regjistrimin e denoncimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • OpzitarizmiVokshit: 23/12/2024 07:18

    Po vjen privatizimi i CEZ, dem shtetit 414 milione euro. Mimoza Vokshi koka e procedures si drejtoreshe e METE

    Përgjigju
  • OpozitareVokshi: 23/12/2024 07:16

    Po hapet dhe Privatizimi i CEZ, ku kjo e motra e Albanes ishte koka e gjithe procedures, si drejtoreshe e METE

    Përgjigju
  • Populli: 23/12/2024 07:13

    Boboooo Vokshet, kush ne kete vend ruan nje pershtypje pozitive per keto. Te gjitheve privatizimet u vijne ne mend

    Përgjigju
  • Bulevardi: 22/12/2024 23:40

    Pyetja është përse NUK u kontrollua kaq vjet nga tatimet ky biznes që nuk dorëzonte deklaratat tatmore.

    Përgjigju
  • Ymeri: 22/12/2024 23:06

    Pastrojini leket qe keni be pastrojini, a mjere ne

    Përgjigju
  • Fatmira: 22/12/2024 23:04

    Boboooo ja perse rrijne ne politike keto dhe e duan pushtetin. Kush nuk i njeh Vokshet per maskarrlleqe, abuzime, privatizime, korrupsion dhe vjedhje

    Përgjigju
  • Konstandin: 22/12/2024 22:51

    Motrat qe privatizuan Shqiperine ne 2005-2013. Do Zoti ka ardh ajo dite te jepni llogari per cfare keni bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump