Këngëtari i njohur, Devis Xherahu ka shprehur dëshirën e tij për tu bërë pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother Vip”, për të dhuruar dhe marrë emocione të forta nga publiku.
Teksa ishte i ftuar i ftuar në “Më Lër të Flas”, këngëtari i njohur tha se do të donte të përjetonte emocionet e Big Brother Vip dhe të bëhej protagonist i edicionit të tretë të këtij spektakli.
Madje këngëtari tha se e ka të sigurt fitoren nëse bëhet pjesë e spekltaklti.Ai sfidoi Romeon duke i thënë se nëse do futeshin të dy atëherë Devisi do e fitonte.
“Isha para një muaji, këndova atje, përjetova emocione të 2006-ës, kam qenë në një emision të tillë në Greqi në 2006-ën, dhe doja ti ripërjetoja ato emocione sërish. Por kur më thanë që do jetë edhe Romeo, thashë atëherë e fitoj Big Bortherin”, tha Devisi.
Romeo: E fiton Big Brother?
Devisi: Po me bast…
Romeo: Kemi disa sardele që i hajmë me gjithë hala, unë ty të ha me gjithë hala.
Devisi: Unë do fitoj gjithsesi nëse jemi të dy.
Romeo: Nëse hy ti nuk futem.
Devisi: Atëherë largohu.
Donald: I ka kapur “pandemia e bigut” edhe pasi ka mbaruar bigu.
Romeo: Devisin e keni tek BBV treshi.
Donald: Do futesh e ke ndarë?
Romeo: E ka me qejf pse mos futet.
Devisi: Doni që të futem unë?
Romeo: Po patjetër, unë do jem “Team Devisi”.
Donald: Devisi do marrë pjesë në Big Brother Vip 3.
Devisi: Shaka bën ky.
Donaldi: Po shaka, shaka…