Gazetarja malazeze, Olivera Llakiç, e njohur për hetimin e korrupsionit në biznes dhe qeveri, u qëllua dhe u plagos mbrëmjen e djeshme para ndërtesës ku jeton, në bulevardin Shën Peter Cetinjski në Podgoricë.
Ndërkohë sipas informacioneve nga policia, gazetarja u plagos me plumb në këmbën e djathtë, por jeta e saj nuk është në rrezik. Policia dhe një ambulancë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Kjo nuk ishte hera e parë që Lakiç është sulmuar. Në vitin 2012, një burrë me një kostum të zi e goditi atë edhe përpara ndërtesës ku ajo jeton.
Sulmi pasoi një seri kërcënimesh që ajo kishte marrë që kur ajo shkruante një seri artikujsh në lidhje me fabrikën e cigareve Tara dhe kompaninë malazeze të duhanit në vitin 2011. Gazetarët shpesh ankohen për kërcënime në vendin ballkanik.
Në prill, siç njoftoi BIRN, një auto-bombë shpërtheu në Bijelo Pole para shtëpisë së gazetarit të shquar Sead Sadikoviq, i njohur për hulumtimet e tij mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nuk dihet nëse ai ishte objektivi.