Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Klement Çala, i akuzuar për veprat penale të “vrasjes me dashje të punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë, dy herë, si edhe për veprat penale të krijimit të organizatës kriminale, largimit nga burgu dhe armëmbajtje pa leje, për ngjarjet e ndodhur në burgun e Trikalas në Greqi, në mars 2013.
I pandehuri, së bashku me disa të burgosur të tjerë, ndër të cilët edhe Ilir Kupa dhe Fatos Sulaj, të dënuar tashmë në Shqipëri për këtë ngjarje, kanë organizuar dhe realizuar arratisjen nga burgu dhe kanë tentuar të vrasë dy prej policëve roje të atij institucioni.
Pas arratisjes nga burgu, nuk është bërë i mundur arrestimi i tij dhe autoritetet greke kanë kërkuar transferimin e procedimit penal ndaj tij në Shqipëri.
Hetimi u zhvillua nga Prokuroria për Krime të Rënda, në mungesë të të pandehurit.
Perleshja e armatisur ne burgun grek dhe arratia e Klement Cala me shoke
Nga hetimet ka rezultuar se, me date 22.03.2013, persona te panjohur qe kishin hipur ne nje makine tip VAN, i jane afruar territorit rrethues te burgut dhe, pasi jane diktuar nga policet e sherbimit te burgut, kane dale nga automjeti, duke mbajtur arme dhe bomba dore dhe me perdorimin e tyre kane qelluar kunder policeve dhe gardianeve te jashtem te burgut.
Perleshja e armatosur ka zgjatur per rreth 30 minuta. Gjate shkembimit te zjarrit, disa te burgosur te pavjonit C2 te burgut, kryesisht me origjine shqiptare midis te cileve dhe shtetasi nën hetim Klement Çala, te cilet me pare kishin prere kangjellat e dritares, kane dale ne territorin e brendeshem te burgut, jane ngjitur ne tarrace duke perdorur shkalle te sajuara dhe te pershtatura dhe kane dale nga burgu duke kapërcyer edhe rrethimin e jashtem. Ka rezultuar se disa nga te burgosurit e arratisur jane larguar drejt godinave dhe të tjerë janë larguar pasi kane hipur ne automjetin e tipit VAN. Automjeti me te cilin ata janë larguar, është gjetur me pas i djegur ne nje zone bujqesore dhe ka rezultuar se ishte denoncuar i vjedhur ne dt. 19.03.2013.
Ne ngjarje kane mbetur te plagosur dy prej gardianeve te burgut dhe nje prej te burgosurve shqiptare, shtetasi E. Sinani i cili me pas ka gjetur vdekjen ne dt. 02.07.2013, si rrezultat i plagëve me arme zjarri.
Shtetasi Klement Çala nuk është kthyer me ne burgun ku vuante denimin dhe ndaj tyre, nga Gjykata e Shkalles se Pare Trikala, eshte nxjerre urdheri i arrestit nr. 41/2013.
Nga materialet e derguara ka rezultuar se ne Greqi shtetasi Klement Çala ka qene ne ndjekje penale, si i dyshuar per kryerjen e disa vepra penale te parashikuara nga Kodi Penal grek dhe konkretisht; “Vrasjes me dashje” të kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kanosje për shkak të detyrës” të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 238 e 25 i Kodit Penal, “Vjedhje me dhunë” të kryer në bashkëpunim, të mbetur në tentativë “Vjedhje me armë” të kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” të kryer në bashkëpunim, të “Organizatës kriminale”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Akuzat ndaj Klement Çala
Në përfundim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në burgun e Trikalës, Prokuroria për Krime të Rënda e akuzon të pandehurin Klement Çala për
- “Vrasjes me dashje e kryer ndaj punonjesit te policise”, mbetur në tentativë ndaj gardianit të burgut Karras Konstatinos.
- “Vrasjes me dashje e kryer ndaj punonjesit te policise”, mbetur në tentativë ndaj gardianit të burgut Dhimitros Michail.
- “ Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
- “Krijimi I Grupit të strukturuar Kriminal”
- “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar Kriminal”,
- “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake“
(d.b/Shqiptarja.com)