Plagosi me 6 plumba biznesmenin në Shkodër dy vite më parë, arrestohet 43-vjeçari! Si ndodhi konflikti

Plagosi me 6 plumba biznesmenin në Shkodër dy vite më parë, arrestohet 43-vjeçari! Si ndodhi konflikti

Xhevat Vataksi

SHKODËR- Artur Lushi, 45 vjeç nga Bërdica e Madhe, Shkodër është arrestuar nga policia pasi në Maj të vitit 2018 ka plagosur me armë zjarri biznesmenin Xhevat Vataksi 62-vjeç.

Ai u plagos me armë zjarri në fshatin Darragjat pas një konflikti që kishte nisur dy javë më parë në lidhje me zbatimin e projektit të rrugës së re të Velipojës, ku firma e Xhevat Vataksi ishte kontraktuar për të kryer punimet. Tre ditë para ngjarjes autori Artur Lushi 43 vjec, kishte kërkuar që të ndërtonte një subjekt privat në anë të rrugës, por që nuk ishte pranuar nga sipërmarrësi i ndërtimit pasi nuk është e parashikuar në projekt dhe nuk lejohet me ligj.

Lushi shkoi pranë kantierit të ndërtimit, dhe me armë në dorë bllokoi punimet për ndërtimin e rrugës së Velipojës. Sipërmarrësi Xhevat Vataksi tentoi që të bind 43 vjeçarin që nuk ka të drejtë në pretendimin e tij por ky i fundit e qëlloi 6 herë në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë të rënda në këmbë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës