Plasari: S'e braktisa shfaqjen time
 U distancova nga ajo që bëri Çuli

Plasari: S'e braktisa shfaqjen time<br /> U distancova nga ajo që bëri Çuli
Regjisorja Sesilia Plasari në një intervistë për “Shqiptarja.com”, rrëfen arsyet e vërteta për konfliktin me drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli. Sipas Plasarit, regjisores së shfaqes “Liri në Bremen”, nuk mund të merren vendime rreth shfaqes së saj pa qenë ajo në dijeni. “Papritur e pa kujtuar, në datën 5 shkurt 2015, mësoj se shfaqja “Liri në Bremen”, e cila është programuar në kalendarin e teatrit që në shpalljen e këtij të fundit në fillim të sezonit, nuk është e garantuar. Që do të thotë : Nuk janë garantuar me kontratë të gjithë individët që e ekzekutojnë atë.”, - thekson Plasari për “Shqiptarja.com.”

Përse ka lindur konflikti me drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli?
-Papritur e pa kujtuar, në datën 5 shkurt 2015 , mësoj se shfaqja “Liri në Bremen”, e cila është programuar në kalendarin e teatrit që në shpalljen e këtij të fundit në fillim të sezonit, nuk është e garantuar. Që do të thotë : Nuk janë garantuar me kontratë të gjithë individët që e ekzekutojnë atë. Gjë që nuk ndodh kurrë. Edhe kur domosdoshmëria e zëvendesimit të dikujt bëhet e pashmangshme për arsye madhore si sëmundje apo vdekje të personave, zëvendësimi i tyre kryhet në marrëveshje me regjisorin, i cili është autori i spektaklit, dhe duhet ti aprovojë ndryshimet, qofte dhe në distancë, në mirëbesim. Unë nuk informohem nga drejtori, i bëhet thirrje një grupi për të cilin mua nuk më merret asnjë mendim, i cili fillon punën pa m`u dhënë mua asnjë përgjigje në letrat që kam dërguar me shkrim për të pyetur drejtorin se çfarë kanë marrë ata përsipër, cilat janë kushtet e tyre teknike etj. E vetmja përgjigje që kam, është ajo e personit që e kishte marrë përsiper, i cili më tha se nuk e kishte marrë përsipër, por që do mundohej të bënte më të mirën. Unë ngulmoj se nuk lejoj të prishet cilësia e spektaklit, se duhet siguruar me kontratë niveli i origjinës, më thonë se nuk kanë bërë dhe nuk do bëjnë kontratë, se e bëjnë punën për miqësi e për ti bërë nder drejtorit. Nuk mund të mos skandalizohesha. Më pas mund të kenë bërë kontratë, pasi unë e bëra presion me shkrim që personi duhet ti dilte rezultatit garant që të dihej se kush e merrte përgjegjësinë për spektaklin. Trafikimet nuk u arritën nga ana cilësore dhe shfaqja, në krahasim me atë të origjinës, për mua që jam personi i vetëm që kam të drejtë të gjykoj për cilësinë e saj ishte : skandaloze. Drejtori përsëri nuk u shfaq, nuk më kërkoi mendim, nuk u interesua, pra nuk u bisedua se çfarë mund të bënim, çfarë zgjidhje mund të gjehej tjetër për të mos e diskretituar spektaklin e për të vazhduar vijushmërinë e jetës teatrale me një strategji tjetër për të fituar kohë apo gjetur zgjidhje të arsyeshme . Unë bëra detyrën time duke dorëzuar në protokollin e teatrit një letër me të cilën për arsye cilësore e ndaloja shfaqjen në publik të spektaklit në gjendjen aktuale. Mendimi im nuk merret parasysh, shfaqja jepet. Dhe unë po distancohesha me të publikisht, siç dhe po bëj.

Konkretisht çfarë donte të ndryshonte dhe çfarë ndryshoi ai nga shfaqja e sjellë në regjinë tuaj “Liri në Bremen”?
-Meqë teatri nuk kishte siguruar me kontratë ekzekutimin e dy komponentëve shumë të rëndësishëm të shfaqjes, projeksionin dhe audion, të cilat i kishte krijuar dhe i ekzekutonte Zoti Florjan Çanga, një nga dy parteneret e mi, ai u mundua të ekzekutonte nga njerëz të tjerë punën e këtij të fundit. Një punë artistike voluminoze, elegante, precize dhe fine, pa precedent në Shqipëri, për të cilën kishim investuar shumë mund dhe kohë. Në kohën, aftësitë apo materialet që kishin në dispozicion , kjo është çëeshte ekspertesh – u faktua e pamundur të realizohej nga ekipi i ri cilësia e difuzimi dhe niveli i ekzekutimit. Janë proçese që nuk i shpjegoj dot pa hyrë në detaje teknike. Rezultati, të cilin ka të drejtë ta miratojë vetëm regjisori, ishte i papranueshëm, i cunguar, i pa saktë, pa vijueshmëri, pa cilësi. I turpshëm për mua si një autore spektaklit që e respekton publikun, punën e vet, të kolegëve, dhe që nuk ka frikë !

Çfarë ndodh në momentin që ju vendosni të braktisni shafqen e vënë në skenë nga ju, ekziston e drejta të vihet ajo sërish në skenë?
-Unë nuk braktisa shfaqjen time. Unë u distancova me shfaqjen që sajoi Hervin Çuli. Nga ajo shfaqje e cila u dha e nga të gjitha ato që do jepen pa aprovimin tim. Pa cilësinë e mjaftueshme në krahasim me shfaqjen që krijova. U distancova me një fallcifikim që i jep spektatorit sapunin për djathe. Me një mashtrim. Me një shfaqje që mban në afishe emrin e dikujt që thotë : Kjo nuk është shfaqja ime. Është shfaqe e denigruar me procedura të padrejta , vandale dhe rrugacerore. Askush nuk më kerkoi mendim, askush nuk diskutoi se çfarë zgjidhje mund të gjeheshin për të mos arritur në skandal. Shfaqja mund të vihej dhe duhet të vihej përseri në skenë, por me parametra të pranueshëm e të respektueshm, gjë për të cilën duhet marrëveshje. Duke gjetur zgjidhje të cilat : nuk gënjejne publikun, nuk hedhin poshte cilësinë artistike, nuk dhunojnë të drejtat e autorit, nuk i perdorin njerezit si skllevër dhe fondet publike si mallin e babait për të mbuluar faje apo gabime që duhet ti mbajë përsipër ai që i takojnë. 

Cilat janë procedurat që do të ndiqni rreth kësaj çështje?
-Nuk e di. Do shoh, “Do ta peshoj, do ta ndaj egjerin nga gruri” siç thotë një batutë e Ndriçim Xhepës në shfaqjen “Liri ne Bremen”.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e Shqipërisë për Europianin, a jeni dakord me zgjedhjet e Sylvinhos?



×

Lajmi i fundit

Tentuan të vrisnin Alfred Gjokën për 20 mijë euro, dhe dy policë,  Gjykata e Lezhës dënon me 118 vite burg 4 vrasësit me pagesë

Tentuan të vrisnin Alfred Gjokën për 20 mijë euro, dhe dy policë, Gjykata e Lezhës dënon me 118 vite burg 4 vrasësit me pagesë