Platforma me 4 pika/ Opozita nuk humb kohë, nis mbledhjet paralele në Kuvend

Platforma me 4 pika/ Opozita nuk humb kohë, nis mbledhjet paralele në Kuvend

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

Opozitarët nisën që sot aksionin me mbledhje paralele në Kuvend. Grupi i katërt i platformës, çlirimi i ekonomisë nga monopolet, me koordinatore deputeten Jorida Tabaku, u mblodh në orën 10:00, tek salla e grupit të PD-së në Kryesinë e Kuvendit. Po në këtë orë, tek salla e grupit të LSI-së, u mblodh edhe grupi i caktuar për vettingun e politikanëve, me koordinator deputetin Ervin Salianji.

Një orë më vonë, në orën 11:00, grupi për zgjedhjet e lira me koordinator Luan Ramën u mblodh tek salla e grupit të LSI, ndërsa grupi i deputetëve për çlirimin e drejtësisë nga kapja politike me koordinator Enkelejd Alibeaj mblidhet po në të njëjtin orë në sallën e grupit të PD-së në Kryesinë e Kuvendit. 

Mbledhjet ishin të mbyllura për mediat, ndërsa detajet do i zbulojnë koordinatorët e të katër grupeve. Paralelisht me ta në sallat e komisioneve parlamentare deputetët e maxhorancës u mblodhen për të shqyrtuar projektligjet e parashikuara për votim këtë të enjte në Parlament.

Lideri i PD, Basha deklaroi një ditë më parë në mbledhjen e grupit se nisma për vettingun në politikë është një nga 4 shtyllat e platformës së përbashkët të opozitës.
1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin:
3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:
4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.

Për secilën nga pikat deputetët e opozitës janë ndarë në 4 grupe pune. Report Tv zbardhi emrat për secilin grup të 4 shtyllave të platformës së përbashkët të opozitës.

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
Ervin Salianji
Oerd Bylykbashi
Isuf Çela
Xhemal Gjunkshi
Rudina Hajdari
Klevis Balliu
Dhurata Cupi
Petrit Vasili
Klajda Gjosha
Kejdi Mehmetaj
Endrit Brahimllari

Koordinator Ervin Salianji

2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin:

Enkelejd Alibeaj 
Gent Strazimiri
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Dhurata Çupi 
Astrit Veliaj
Klevis Balliu
Lindita Metaliaj
Silva Caka 
Nasip Naço

Koordinator: Enkelejd Alibeaj

3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:

Oerd Bylykbashi
Genc Pollo
Tritan Shehu
Luan Baçi
Myslym Murrizi
Endri Hasa
Lorenc Luka
Izmira Ulqinaku
Anton Frrokaj
Luan Rama
Nora Malaj
Floida Kërpaçi
Vangjel Tavo

Koordinator: Luan Rama

4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.

Edmond Spaho
Grida Duma
Florian Mima
Albana Vokshi
Bardh Spahia
Jorida Tabaku
Halim Kosova
Orjola Pampuri
Agron Shehaj
Nadire Meçorapaj
Luçiano Boçi
Valentina Duka
Hekuran Hoxhalli
Fatbardha Kadiu
Perparim Spahiu
Viktor Tusha
Edmond Panariti
Edmond Haxhinasto
Shezai Rrokaj
Agron Çela
Lefter Koka

Koordinator: Jorida Tabaku

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nari: 12/09/2018 09:10

    ish kryeprokurorit ju sekuestrua pasuria.... ju ka hy frika kriminelave edhe hajduterve... pse e fut hajduti veten ne burg?

    Përgjigju
  • Tata: 11/09/2018 10:22

    SHTET MBI SHTET PRAP NJE CUDI SHQIPTARE PARLAMENT MBI PARLAMENT .NGRIHEN HAJDUTET SHPALLIN LIGJE TE REJA SIMBAS MIDES SE TYRE .O OPOZITA IME MBLIDHNI MENDJEN DHE SHKONI NE BINARET E SISTEMIT DEMOKRATIK JO ANARSHI O HAJDUTA .

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/09/2018 10:12

    Abuzuesit dhe shkelësit e ligjit jan zgjedhur koordinator të grupeve, por kjo nuk do u ndihmojë që të përgjigjen para ligjit....!!!

    Përgjigju
  • Deutschland: 11/09/2018 10:06

    Kete here po shkon drejt gremines, Ilir Meta Monika Kryederri Sali gjakatari Luli matrapazi , Fatmir Mediu , shkelzen Sali krimineli , e ber vet Luli Gropen , krhim nuk ka mbrapa, aty do duket pasurit e ketyre pisave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë