Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave kryeministrit Edi Rama se do të krijojë një portal për të dëgjuar qytetarët.
Zhupa thekson se qytetarët nuk kanë mungesë platformash ku të shprehen, por mungesë të një qeverie të përgjegjshme që i dëgjon dhe u përgjigjet shqetësimeve të tyre.
Ajo i drejtohet Ramës me thirrjen që, nëse dëshiron realisht të dëgjojë qytetarët, të japë dorëheqjen.
“Do bëj portal thotë Rama!
Nuk është se s’kanë ku të shkruajnë, qytetarët s’kanë qeveri të përgjegjshme ti dëgjoj.
Jep dorëheqje nëse do realisht të dëgjosh qytetarët”, shprehet Zhupa.
-
Ik moj zonje se ti nuk din gje tjeter vetem te besh gam gam gjithe diten si plaku mere
Përgjigju



Komente
Komento