Platforma zhgënjyese e opozitës, duhet të lutemi që Rama mos ta pranojë

Platforma zhgënjyese e opozitës, duhet të lutemi që Rama mos ta pranojë

Opozita i ka zhgënjyer sot të gjithë ata që i kërkojnë prej kohësh një platformë për konceptimin e një qeverie tranzitore që ajo e sheh si zgjidhjen e krizës aktuale. Ajo ka paraqitur një program urgjent prej dhjetë pikash që do ta realizonte një kabinet pa Edi Ramën, i cili do të zhdukte lidhjet e policisë me krimin, abuzimet me listat e zgjedhjeve, punësimet në ndërmarrjet shtetërore, dhe të tjera masa burokratike, si regjistrimin e adresave dhe paisjen me letërnjoftime.

Ndonëse të gjitha ato që ka evidentuar PD-ja janë gjëra që veç e veç qëndrojnë, gabimi i saj themelor është se duke u marrë me detajet ka humbur thelbin. Nëse propozimi i sotëm pranohet nga shumica dhe Edi Rama (duhet të lutemi që kjo të mos ndodhë), askush nuk garanton se nuk do të kemi një rezultat të ngjashëm me atë që polli marëveshja okulte e 17 majit, mes kryeministrit dhe liderit të opozitës. Sepse në të dy rastet edhe bashkëqeverisja me Rilindjen para zgjedhjeve të 2017 edhe kjo pa Ramën që imagjinohet sot, konceptohen si menaxhuese të një kohe të shkurtër të një procesi të vetëm zgjedhor.

Por në fakt, e keqja e asaj që ndodh në Shqipëri nuk mund të reduktohet me atë që ngjan në dy muaj fushatë dhe ditën e votimeve. Ajo ka kohëzgjatje shumë më të madhe dhe rrënjë shumë më të thella.

Pikërisht këtë dimension, opozita as nuk e ka marrë për bazë në platformën e saj të zgjidhjes.

Le të marrim një shembull për ilustrim. Nëse sot koalicioni PD-LSI do të merrte pjesë në zgjedhjet e kryeqytetit përballë Erion Veliajt; Nëse, le të imagjinojmë, nuk do të kishte as ndryshime listash, as fallcifikime pasaportash, as punësime të reja shtetërore gjatë fushatës, a do të qe e sigurtë opozita në fitore?

Unë dhe shumë si unë mendojmë se jo.

Pasi afro 500 leje ndërtimi korruptive nuk janë shpërndarë kot në katër vite. Ato përbëjnë një përbindësh financiar që është i pa konkurueshëm edhe nga programi më idealist, nga individi më i kulluar dhe koalicioni më fuqishëm që mund ti vihet përballë.

Le të shkojmë edhe më tej. A mundet ta përmbysë një fushatë sado e rregullt, sado pa hile, imazhin e rremë që të gjitha mediat pa përjashtim kanë ngritur në mënyrë të fallcifikuar për “lali Erin”. A ekziston ndonjë mbinjeri në sistemet demokratike që të mposhtë njëkohësisht edhe kandidatin që ka përballë, edhe gjithë sistemin mediatik të kapur prej tij, edhe gjithë korporatën e oligarkëve të cilëve ai u ka bërë “ndere” milionëshe.

Gjithkush e kupton se ky është një mision i pamundur, pasi zgjedhjet e radhës në Shqipëri nuk shkatërrohen në 40 ditë, por në katër vite.

Prandaj zgjidhja që ofron opozita është e gabuar. Ajo nuk mund të vijë nga një qeveri tranzitore që do të menaxhojë për një kohë të shkurtër garën elektorale të radhës, por nga një qeveri teknike me mandat shumë më të gjatë, që të jetë pjellë e një kompromisi politik dhe që të ketë të gjithë kohën e nevojshme për të zhbërë të gjitha rrëshqitjet drej një pushteti personal që kemi parë në 14 vitet e fundit.

Vetëm një qeveri e tillë, teknikësh dhe ekspertësh, që nuk do të anonte nga asnjëra palë, por do të zbatonte një program reformash të përcaktuara (si ish qeveria Monti në Itali psh) do të qe garanci, jo vetëm për zgjedhjet e radhës por edhe për të ardhmen e vendit.

Nga lindaja e saj do të kishim një sërë përfitimesh.

Nëse pranojmë se reforma në drejtësi, që na imponuan përdhunshëm ndërkombëtarët, është prioriteti i prioriteteve që do të vendosë ekuilibrin shoqëror për dekadat e ardhshme, ajo nuk mund të bëhet e drejtë dhe e ndershme nën trysninë e një pushteti personal që ka kapur të gjitha levat e shtetit. Një qeveri teknike zhveshur ky pushtet personal do ta shpëtonte dhe atë që ka mbetur nga reforma në drejtësi.

Nëse pranojmë se rreziku më i madh i ekonomisë së vendit është lidhja e Edi Ramës me dhjetë oligarkë me të cilët po ndan gjithçka, duke i lënë të tjetrët pa punë dhe duke provokuar një emigrim masiv, një qeveri asnjëanëse është sërish zgjidhja. Ajo nuk do të kishte fuqi mbiligjore për të prodhuar ligje speciale personale si ai në emër të firmës Fusha, apo si ai për korporatën e investimeve, që ndan në mënyrë abuzive tokat më ekskluzive të bregdetit.

Nëse pranojmë se pasuritë tona po vidhen pa garë, pa tendera, duke krijuar kosto të shumfishta për sejcilin prej nesh, zgjidhja do duhej kërkuar tek një qeveri që nuk i bindet urdhrave të një padroni të vetëm, në mënyrë që të shmangen skena si ato të koncesionit për inceneratorët, ku merren 14 vendime brenda një dite.

Pra e thënë shkurt, opozita nuk mund të kërkojë thjeshtë një qeveri tranzitore afatshkurtër që të menaxhojë zgjedhjet e “ndershme” të radhës, por një kabinet teknik, më afatgjatë dhe me gamë shumë më të gjërë se ai i arbitrit elektoral.

Pasi duke kërkuar vetëm të parën ajo bën disa gabime njëkiohësisht.

Ajo nuk merr asnjë garanci se zgjedhjet nuk do të jenë si ato të pas marrëveshjes së 2017. Ajo i lë publikut shijen e keqe se po mendon vetëm për ardhjen e saj së më të shpejtë në pushtet. Ajo nuk garanton filizat e krijimit të antikorpeve që do të ndesheshin me çdo pushtet të ardhshëm personal.

Në këtë kuptim, platforma e opozitës për qeverinë tranzitore është një dokument që ka evidentuar në mënyrë të shkëlqyer problemet, por që ka dështuar në propozimin e rrugëzgjidhjeve. Dhe për këtë ajo mund të shihet edhe si zhgënjimi i parë i atyre që e mbështetën në rrugën radikale të djegjes së mandateve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 03/05/2019 00:45

    Nqs krijohet nje qeveri teknike e afte qe mund te beje gjithe keto ndryshime nuk e kuptoje pse duhet te largohet perseri pas nje kohe te caktuar, le te rrine gjithe kohes ne pushtet ose te zevendesohen nga tekniciene te tjere

    Përgjigju
  • Andi: 02/05/2019 17:55

    O ando boll I fole Lulit se e fute ne qorresokak lumadhin, nuk fitohen zgjedhjet me strategji analiza e refleksione, zgjedhjet fitohen me PROGRAM ALTERNATIV QEVERISES e ME BESUESHMERI E ME PUNE. Aman pasha zotin se nuk pretendoj te ndryshosh opinion jo por mos na fyej inteligjencen duke na thene se Hollandezi Fluturues dhe Fallxhorja kane besueshmerine e publikum te votuesve apo lukunia e Klubit te Rakise! Tani Erjonin mund ta kesh qejf mund te mos ta kesh qejf por puna i duket duke shetitur ske nevoj per media, pak pak aq sa ka bere ka bere, po si mund te kete populli besueshmeri te ca te papergjegjshem qe dine vetem te shgerryejne te thyejne e te shajne, te djegin e shpifin te bllokojne rrugen e Shqiperise ne te guitta drejtimet. Po kujton se shqiptaret Jane budallenj e I kane harruar korrupsioinin e PD LSI, atere ishte REPUBLIKA E KAFES mjaftonte te njihje Shoferin e Nje Drejtori dhe e bardha behej e zeze kudo! Ja kiste korrupsjon atere o babuc ja si ka pare nena njeriu, te gjithe isi zyrtaret e PD i ke me nga pese shtepia, shteti ishte lecke- Recke fare! Merre lulin e thuaj jep doreheqjen te vij Rudina Hajdari dhe do votojme prape PD-ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë