Plumbat e ‘97-ës që vrasin akoma!

Plumbat e ‘97-ës që vrasin akoma!

Sali Berisha

Në Vlorë është vrarë me snajper një 23 vjeçar. Shtypi thotë se është ngatërruar me xhaxhain e tij dhe ca të tjerë për të marrë hak ndaj babait që është në burg. Ca të tjerë se ka hesapet e tij në Belgjikë nga edhe kishte ardhur për vizitë.

E gjitha kjo pak rëndësi ka. Atë e vranë plumbat e ‘97-ës. Aty ka zanafillën pështjellimi i këtij kombi edhe për pesëdhjetë vitet që do të vijnë. Nëse nuk do të ishte hapja e depove në atë vit të mallkuar, nëse një plak sot i rrëgjuar, që atëherë ishte president dhe sot bën martirin nga ballkoni i shtëpisë, nuk do të hapte depot, sot ai djalë do të ishte gjallë.

Nëse nuk do të ishte ‘97-ta dhe epshi i panginjur i Sali Berishës për pushtet, nëse nuk do ishte hakmarrja e tij shtazarake për të shtypur kundërshtarët, armët do ishin akoma në depo dhe hasmëritë nuk do kishin marrë dhenë.

220 vrasje në Tropojë dhe mijëra në gjithë Shqipërinë që ende kullojnë gjak, janë vetëm fillimi i një gjakderdhjeje që do të vazhdojë me dekada dhe kanë vulën e plakut që sot ligjëron për demokracinë. Nëse nuk do ishte ‘97-ta, Sokol Sinomati nuk do kishte armë në dorë, armë që në ‘97-ën dukeshin si lodra. Ka shumë të ngjarë që gjithë ato banda që u krijuan në mbarë vendin në atë vit të mbrapshtë, të mos ishin bërë dhe nëse do të ishin bërë mos kishin shkaktuar gjithë ato vrasje. Se adoleshentëve të asaj kohe iu dukej vetja si kauboj.

Dhe e gjithë iu dukej si lodër. Lodër makabre që nëse nuk i ka ngrënë dheu, sot po e paguajnë me burgje dhe vrasjen e fëmijëve të tyre. Dhe gjithçka fillon nga ‘97-ta, nga viti kur filluan hasmëritë që kanë nisur të hanë brezin e dytë të shqiptarëve e që nuk dihet kur do të përfundojnë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fahri: 12/01/2024 06:38

    Me sa di unë depot e,armëve nuk janë hapur nga Sali Berisha por, ishte detyrë e ish ministrit të mbrojtjes Safet Zhulalit që iku nga Shqipëria menjëherë dhe e la vendin në kaos kur më së shumti kishte nevoj për të. Tani ju shpesh po flisni se faji është I Sali Berishës për vrasjen e 220 personave në Tropojë?! Nëse e ke ndëgjuar dhe studjuar mirë Deklaratën e Shotës së Haklajve ajo Shqip ka treguar se Familja Haklaj ishte në Hasmëri edhe me Gashët të cilëve ua kishin vra 2 djem dhe KURR nuk janë pajtuar. Ajo deklaron se Izet Hoxha ia kishte vra 4 vëllezërit! E ke studiuar mirë pse ore?! Ndëgjoje me vëmendje e tani e kupton sjelljet e Vëllezërve Haklaj kundruall Ligjeve të Shtetit dhe kush i vrau dhe pse? Unë mendoj se nuk është faji i Sali Berishës që janë hapur depot e Armatimit por, I zinxhirit komandues nga Safet Zhulali e poshtë dmth Oficerët pergjeghës e Kohës së trazirave të vitit 1997. Tani ta akuzosh Sali Berishën që njerëzit i kanë humbur pasurit e tyre në Bixhoz, dhe trazirat e vitit 1997 është më se Hipokrizi kur krejt e dijmë se Pergjegjësit për mbrojtjen e Shtetit sabotuan urdhrat dhe e lejuan që Shteti të shkoj në vëllavrasje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës, pas përfundimit të ditës së zisë në Mayotte

Kryeministri Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës, pas përfundimit të ditës së zisë në Mayotte