'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

Giorgia Meloni

Rome- Ndërsa qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin janë gati për të pritur emigrantët, në Itali vijon debate lidhur me për këtë marrëveshje të kryeministres Meloni dhe parave që do të shpenzohen për të.

Kryeministrja italiane është sulmuar nga është organizata joqeveritare “Sea Ëatch”, e njohur për kontributin e saj në shpëtimin e emigrantëve në det, që synojnë të mbërrijnë në brigjet e Italisë dhe jo vetëm.

Në një postim në rrjetin social “Sea Ëatch”, “qeveria e vetëshpallur patriote e Melonit po shpenzon miliona euro për të burgosur mijëra emigrantë në Shqipëri. “Paratë e taksapaguesve mund të ishin përdorur më mirë”, thuhet ndër të tjera në koment.

Kryeministrja ka reguar menjëherë duke e quajtur ‘skandal’

“Çfarë skandali! Një qeveri që – me një mandat të qartë të marrë nga qytetarët – punon për të mbrojtur kufijtë italianë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore, përmes veprimeve konkrete dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, shkruan Meloni.

Këtë javë pritet të vijnë emigrantët e parë. 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nari: 14/10/2024 12:15

    uhhhh sa e mire qe eshte ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nobeli në Ekonomi, nderohen Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson

Nobeli në Ekonomi, nderohen Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson