Po kthehet Basha…?

Po kthehet Basha…?

Ish kryedemokrati, Basha

Si për inatin e Berishës, zëra të besueshëm thonë se “po kthehet Basha..”. Duket se kanë vendosur ta ndajnë në “cantone” Partinë Demokratike. Si të mos mjaftonte Saliu, tani po kthehet edhe Luli, për ti dhënë dorën e fundit shkatërrimit të asaj partie. Një forcë politike e “arrënuar”, që jo vetëm bashki nuk fiton, por me gjasë edhe në zgjedhjet e 2025 apo 2030, nuk do të arrijë të marrë as 50 per qind të deputetëve që ka sot në Parlament. Një kthim i Bashës në skenën politike (për inat të mullixhiut) aq më keq në drejtimin e punëve të PD që ka sot vulën, është një tjetër shkak që demokratët dhe mbështetësit e asaj partie të largohen.

Në zgjedhjet e 14 Majit, Partisë Demokratike i munguan mbi 240 mijë vota, dhe më shumë se kaq do ti mungojnë në 2025 apo 2030. Kthimi i Lulit, duket më tepër si një “nxehje gjakrash” mes dy kryetarëve. Luli, nuk mund t’ja lërë partinë as Berishës, dhe aq më keq as Tabakut, e cila ka nisur të marrë nga kolegët e saj antiberishë, reagimet e para negative dhe refuzuese. Partia Demokratike mbetet në udhëkryq politik. Mungesa e dëshirës për ta ribashkuar, apo riorganizuar sipas stilit perëndimor, po e ndan në ngastra atë forcë politike.

Ajo që po ndodh me atë parti, i ngjet një “konflikti civil” që ndodh rëndom sot në vendet e pazhvilluara. As Berisha dhe as Luli, nuk duan ribashkimin. As njëti dhe as tjetri, nuk e duan atë parti. E kanë përdorur për të mbushur xhepat dhe thasët me para, e kanë përdorur atë parti për të fuqizuar klanin dhe të afërmit e tyre, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë pazare nën emrin e saj. Kthimi i Lulit, duket si akti i fundit i betejës mes tij dhe ish-“babait” politik. Luli po rikthehet të “hakmerret”, apo thjesht të nxjerrë nga “shinat” Berishën?

Kjo mbetet për tu parë. Por e vërteta është se, as kthimi i Lulit dhe as kokëfortësia e Berishës, nuk do të mund ta ribashkojnë PD, dhe kurrë nuk do të mund ti japin asaj fitore në zgjedhjet e ardhshme. Mendoj se i mbetet anëtarësisë së mbetur të asaj partie, të refuzojnë me dinjitet dyshen Basha-Berisha, dhe ti thonë “JO” pazareve dhe skenareve të tyre që po shkatërrojnë nga themelet atë forcë politike. Militantët dhe anëtarësia e asaj partie, sot më shumë se kurrë, duhet ti tregojnë vendin aventurierëve që kanë mbajtur peng dhe shkatërruar PD me pazaret dhe skenaret e tyre, në dobi të interesave personale.

Kthimi i Lulit, i ngjet atyre filmave me “çuna lagjesh” kur luanin me top , që fillimisht zemëroheshin, dhe pastaj ktheheshin me kushtin të ishin ata “kapiten skuadre”.Të luash me fatet e një partie (për interesat e tua personale) që u themelua nga studentët idealistë të Dhjetorit ’90, tregon dobësinë e anëtarësisë, mungesën e lirisë së fjalës dhe veprimit, shtypjen e demokracisë së brëndshme. Vetëm refuzimi dhe largimi përfundimtar i Bashës dhe Berishës nga anëtarësia e asaj partie, do ti japë “frymëmarrjen” e duhur asaj force politike. Ndryshe PD, është e destinuar të ketë fatin e firmave piramidale të 1996.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Italia si moter: 24/05/2023 17:55

    Po pse po kthehet ky kriminel ? Vodhi rrugen e kombit ,vrau 4 vete ne bulevard ,shiti detin , etj etj , lulushi nuk i hyn as dreqit ne pune jo te drejtoj pd duhet nje kryetar qe vertet e do vendin .nje opozite qe te sjelli alternativa jo fjale bpshe si te gjitje demokratet si gjeli i Peqinit ,si deputeti i Lushnjes ?alo ushnja ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë