Durrës/ Po trafikonte një automatik drejt Italisë, në pranga 66-vjeçari italian! Armën e kishte fshehur poshtë dyshekut në një rulot

DURRËS- Një rast i tentativës së trafikimit të armëve të zjarrit është goditur në pikën kufitare në Portin e Durrësit.

Në pranga është vënë një shtetas italian, Giovanni Bedini, i cili po trafikonte një automatik drejt Italisë. Armën 66-vjeçari italian e kishte fshehur poshtë dyshekut në një rulot.

‘Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, në dalje të RSh-së.’- njofton policia.

Po ashtu është vënë në hetim edhe një 31-vjeçar, Ergit Haka për mosdeklarim të parave, në hyrje. 

31-vjeçari nuk kishte deklaruar 16 300 euro dhe 100 paund. 

‘Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, në dalje të RSh-së, dhe një rast të mosdeklarimit të parave, në hyrje.

Për këto raste, veprimet hetimore dhe procedurale janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, të cilët kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. B., për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe municionit", si dhe kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.   

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.’- njoftoi policia.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 22/04/2024 13:02

    Interesante te dihet ku e ka marre!! Me duket nje M16 qe kane ne perdorim forcat speciale shqiptare,apo te natos ne pergjithesi ne mos gaboj,ne Shqiperi nuk eshte shume e perhapur ne krahasim me Kallashin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë