Po vjen vera, 'fluturojnë' çmimet në Palasë, kafja 300 lekë, uji 600 lekë! Ironia e Braçes: Më shtrenjtë se Duomo! Ky është standardi që shumë politikanë e legjitimojnë

Po vjen vera, 'fluturojnë' çmimet në Palasë, kafja 300 lekë, uji 600 lekë! Ironia e Braçes: Më shtrenjtë se Duomo! Ky është standardi që shumë politikanë e legjitimojnë

TIRANË- Në një kohë kur vera nuk ka ardhur, çmimet kanë nisur të 'fluturojnë'. Është ish.zv kryeministri Erion Braçe, i cili ka publikuar një faturë që mban datën 1 maj 2022 në Palasë, ku shihet se një kafe kushton 300 lekë dhe një ujë 600 lekë, çmime ekstremisht të larta krahasuar me atë që ofrohet në qytete të tjera, por edhe me vitet e kaluara.

Ndërkohë, çmimi i omletës në 'Bar Nazar' është 1100 lekë. Braçe ka bërë ironi duke thënë se ky është standarti që shumë politikanë e legjitimojnë.

"Filloi! Në Palasë! Fatura- 1 maj: Një kafë =300 lekë (3000 lekë te vjetra) Një ujë =600 lekë (6000 lekë te vjetra) Një Omletë=1100 lekë (11000 lekë te vjetra) Pra në Palasë, po po tek ai, i njëjti, fiks aty ku e paguan këtë kafen më shtrenjtë se në Duomo/Milano se të duket si status social te lësh leshtë aty! Po patjetër që është zgjedhje, po deshe,  të thonë. Ky është standardi që shumë politikanë e legjitimojnë", shkruan Braçe.

Si pasojë e luftës në vendin tonë janë shënuar rritje të çmimeve të produkteve në përgjithësi, por kurrë nuk ishin parë shifra kaq të larta deri më tani.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 11/05/2022 18:00

    VETEM PER DY MUAJ ESHTE O ERION.....

    Përgjigju
  • Djali i detit: 08/05/2022 09:23

    Jam dakort me ju Se vazhdojne te risin cmimet do ndodhi si ne Kroaci qe ka rrene ai shkelqim qe kishte perpara Pune te mbare

    Përgjigju
  • arti: 08/05/2022 09:22

    Meqe e ke fshire tek fatura ,po ta them une qe trehtari ketu eshte Nona e vikes (ervin manushi) qe thjeshte paguan qira tek vendi ,realisht ska lidhje me manen por edhe te mane cmimet plus minus keto jane ....

    Përgjigju
  • I ftohti: 08/05/2022 08:54

    Cfare D'uomo thua Zoteri. Po vazhduam me krahasime inferioriteti skemi per te ecur ne turizem. Ajo eshte zona me elitare ne Shqiperi ku funksionojne rregullat, se ndryshe nuk do shkoje qe ne 1 Maj. Pse, edhe ne Santorini ke cmime te tilla sa te duash, biles ne nivel dhome e gjen edhe me 25k eur nata. Vetem neve na bejne pershtypje keto cmime ne zona elitare. Zoteri, ajo vije bregdetare blue e thelle meriton trajtim serioz, qe mos ta kthejme ne Durres, dhe ta bejme plazhin ne Greqi. Besoj e keni kuptuar qe deti i jugut vende vende, krahasohet me plazhet me te bukura. Atehere cfare, te dalim me cmime niveli afer zeros qe te arrijne te gjitha masat dhe sjellja ne plazh/det te jete e shumellojshme (nga ata qe ta hedhin koren e shalqirit ne uje si gurin kur ishim te vegjel, e deri tek ndotja e gureve me lloj llon qese dhe ushqime perreth. Pastsj te kthejme koken pas dhe te themi, eeehh skemi bregdet ne jo, skemi rregull. Cmimi dhe sherbimi jane bashkke. Besoj mireseardhja dhe kujdesi i staffit (te fatura e shtrenjte) nuk te ka munguar. Jo vetem aty por ne te gjitha lokalet e asaj zone ;)

    Përgjigju
  • arsi: 08/05/2022 08:45

    homelette .....???????????? gjeni jqj ...

    Përgjigju
  • Brace: 08/05/2022 06:33

    Mua rezultati më del 4.500lek ????????????

    Përgjigju
    • genti: 08/05/2022 09:19

      eshte totali pa tvsh ai ,po ti shtosh edhe tvsh qe sduket se vjen me poshte behen aq sa thua

  • Mistreci: 08/05/2022 04:42

    Ky akoma ne atobus. Gjasme nuk e di planin e shefit te madh per te ndare tere bregdetin sojit dhe sorollopit te rraces se vet neokomuniste. Kafja mire 600 lek e mos me. Ska ndonje gje. Por do vije koha dhe per ca qe ta shofim detin me dylbi se skane per te na lene me "Gazet" strategjike te Rames.

    Përgjigju
  • Iris: 08/05/2022 02:38

    /LUI/,100 % dakord me ju.

    Përgjigju
  • Shaban: 08/05/2022 00:18

    Sa mire i dini cmimet e Duomos, une kafen e pi te lokali lagjes.

    Përgjigju
  • Lui: 07/05/2022 23:17

    Sa te kete budallenj qe shkojne dhe frekuentojne keto restorante do vazhdoj ky muhabet. Por Brace duhet te shqetesohet per hapesirat publike qe i kane zene e nuk ke ku te ikesh me familjen si cdo vend europian e boteror. Ne te gjithe boten hapesira ne plazh eshte 80% publik, 20% privat. Ka dhe shume shtete qe jane 100% publike. Ketu eshte kunderta. Mire cmimet qe ia fusin si kau peles, por te pakten shteti te kujdeset per qytetaret qe duan te pushojne ne plazh. Mos kete me shume se 20-30% privat..

    Përgjigju
  • Beni: 07/05/2022 20:25

    Shkoni ne Atlantis Bahamas se I keni cmimet njelloj

    Përgjigju
    • Zv/km: 07/05/2022 22:55

      Eri , e harrove ti kur fimosje vkm ne vend te KM ? Apo tani tu shtreng rripi. Dhe atehere kishe mundesi te flisje. Por ju jeni specialista jo Socialista

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dita e një instruktoreje yoge në 'Një nga ne'/ Erida Haxhiaj: Ja si të shëroni dhimbjet e trupit në trapez dhe rreth

Dita e një instruktoreje yoge në 'Një nga ne'/ Erida Haxhiaj: Ja si të shëroni dhimbjet e trupit në trapez dhe rreth