Poezia e parë e Fishtës (1892) dedikuar lirikut kroat Kranjčević

Poezia e parë e Fishtës (1892) dedikuar lirikut kroat Kranjčević

Vehbi Bala në monografinë Gjergj Fishta, jeta dhe vepra, përcakton 1899-n si datë të poezisë së parë që njohim prej Fishtës.4 Krijime të ndryshme poetike të shkruara prej Fishtës, që mbajnë firmën “É popullit”, botohen në periodikun “Albania” të Faik Konicës.

Një tekst i periudhës së studimeve të Fishtës, shkruar në gjuhën italiane, e shtyn më 1892 datën e krijimit të parë që njohim prej tij. Është fjala për poezinë autografe që mban datën 12 dhjetor 1892, Al valente poeta sig.Silvie Strahimir Kranjčević, dorëshkrimi i së cilës në vitin 1927 u zbulua në dhomën-muze kushtuar Kranjčević-it, në muzeun për letërsinë në Sarajevë (Muzej književnosti i pozorišne umjetnosti Bosne i Hercegovine).

Kapllan Resuli, në Fishta dhe të tjerë (2001), e përmend këtë poezi nëpërmjet citimit të një artikulli të studiuesit boshnjak (Brčić, 1982) dhe, me të njëjtën lente vetanake me të cilën interpreton eposin e Fishtës, pa konsultuar tekstin, shprehet se autori kroat Silvie Strahimir. Kranjčević nuk ka ndikuar në poetikën e Fishtës.

Të dhënat e para për njohjen mes Fishtës dhe poetit lirik kroat Kranjčević vijnë nga shënimet biografike të botuara nga “Vjetari” i provincës françeskane të Bosnjës me rastin e vdekjes së Fishtës, 1941, ku përmendet se Fishta u njoh në Livno me veprën poetike të fratit G. Martić, influenca e të cilit do të ndihet në krijimtarinë e Fishtës si dhe do të shoqërohet me Kranjčević-in, i cili banonte në Livno në kohën kur studionte Fishta.

Nga burimet kroate vijnë më shumë elemente për përvojën boshnjake të Fishtës, duke përplotësuar kështu një boshllëk të kritikës shqiptare. Frati Lovro Mihačević në udhëpërshkrimin e tij “Nëpër Shqipëri” (Po Albanii, 1911), jep të dhëna fillestare për rëndësinë e kapitullit boshnjak në formimin e Fishtës, jo vetëm nga këndvështrimi religjioz dhe filozofik, por dhe nga ai poetiko-letrar.


Lajmi kryesor:

Deftesa e Fishtës në universitetin e Livnos, vlerësimet e shkëlqyera


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje