Pogradec/ Aksident në bulevardin ‘Reshit Çollaku’, shoferi i përgjumur përplaset me shtyllën e ndriçimit

POGRADEC - Një fugon mallrash ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit dhe më pas ka marrë para pemë dhe vazo dekorative pranë një lokali.

Si pasojë e këtij aksidenti janë shënuar dëme të shumta materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerin ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore por do t’iu nënshtrohen vizitave mjekësore.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, por dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga përgjumja e drejtuesit të mjetit

K.M/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Debate në ‘Studio Live’ për vulën e PD, Karabina: E ndjekim deri në Strasburg, jemi alternativë! Dhuli: Basha u shkri politikisht

Debate në ‘Studio Live’ për vulën e PD, Karabina: E ndjekim deri në Strasburg, jemi alternativë! Dhuli: Basha u shkri politikisht