Pogradec/ Kërkohet rehabilitimi i fushës së mbetjeve në fshatin Peshkëpi! Merret vendimi për dërgimin e plehrave në landfillin e Maliqit

Fusha në fshatin Peshkëpi ka funksionuar për shumë vite si vend-grumbullimi për mbetjet urbane të qytetit të Pogradecit dhe fshatrave përreth.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet situata këtu është alarmante. Nga dekompozimi i pakontrolluar i sasive gjigante të mbetjeve dëmtohet ajri, dëmtohet uji nëntokësor që Pogradeci e përdor për ujë të pijshëm, dëmtohet uji sipëfaqësor i rrjedhshem i cili duke marre ndotjet me vete, diku shkon në një rezervuar për vaditje e diku nga lumenjtë përfundon në liqen duke u kthyer kështu në një ndotës direkt të liqenit të Pogradecit.

Report Tv bisedoi me drejtorin e zonave të mbrojtura në rajonin e Korçës, Mihallaq Qirjo, i cili tha se kjo fushe është drejt mbylljes pasi nuk plotësonte as standardet minimale.

"Kjo fushë se shpejti nuk do të jetë më funksionale do mbyllet dhe do rehabilitimin, ka filluar landfilli i Maliqit që shërben për menaxhimin e mbetjeve për rajonin e Korçës. Ai vend në Peshkëpi nuk plotëson asnjë standard është një situatë e papranueshme e krijuar nga depozitimi disa vjecar i mbetjeve atje", tha Mihallaq Qirjo.

Qirjo shprehet se kjo fushë mbetjesh ka dëmtuar shëndetin e banorëve të fshatit Peshkëpi.

"Nuk kemi pse ngurojmë ta themi se vendi i zgjedhur para disa vite është i pajustifikueshëm, në një faqe përroi. Thjesht nga një reshje e vetme mbetjet i përcjell në thellesi, duke ngarkuar me ndotje edhe tokat bujqësore, kulturat bujqësore duke mbërritur direkt tek konsumatori", tha ai.

Ndotja ka prekur edhe liqenin e Pogradecit.

" Ndotjet kalojnë në lumin e Cerravës dhe pa vështirësi kalojnë në liqen. Fakti që kjo fushë ka eksituar për vite në peizazhin ujor tokësor të mbrojtur e bën edhe më kritike situatën", shtoi ai.

Drejtori i Zonave të Mbrojtura tha se kërkohet ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Pogradecit për të rehabilituar fushën e mbeturinave në Peshkepi. Ndërsa bashkia përmes komunikimit telefonik tha se rehabilitimi pritet te realizohet me financim të Bankës Gjermane për Zhvillim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alex: 23/11/2020 13:07

    Te urojme te mos plasin kanceret ne zohen e pogradeci.I gjith qyteti dhe nje pjes e fshatrave per rreth, furnizohen me uje te pijshem nga burimat,qe nga fshati Guras,deri ne fshatin Tushemisht.Plehrat qe hedhin dhe gtumbullojne prej disa vitesh le luadhin e celos,e nuk jane ne fshatin Peshkepi,ka shume te ngjare te ndotin me subtanca toksike burime kryesore qe perdoren per uje te pishem.Lendet toksike te plehrave,qe jane te gjithllojrshme,pa diferencime pa asgje,ne vitet e ardheshme mund te filtrojne,dhe te ndotin ato burima,ne mos kan filluar qe tani.Gjeje me urgjente qe duhet bere,eshte bonifikimi i menjehershem i zones,e te shpresojne te mos jete vone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille