Pogradec/ Makina aksidenton për vdekje 68-vjeçarin, arrestohet shoferi (FOTO)
Foto nga vendi i ngjarjes
POGRADEC- Një aksident rrugor është shoqëruar pasditen e kësaj të diele në Pogradec, ku ka humbur jetën një person.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, ku viktima është identifikuar si Bujar Xhemollarin, 68-vjeç. Ai po udhëtonte me biçikletë, kur u përplas nga një automjet "Volksëagen", i cili drejtohet nga 25-vjeçari Roland Asllanaj. Xhemollari u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk arriti që t'i mbijetonte plagëve të marra.
Uniformat blu bëjnë me dije se 25-vjeçari Roland Asllanaj është arrestuar.
Njoftimi i plotë
Në vijim të informacionit paraprak datë 15.12.2019, i cili bën fjalë për një aksident rrugor të ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• R.A., 25 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.
Shtetasi i mësipërm, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar shtetasin B.Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili pas trajtimit në Spitalin e Pogradecit është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.2%
-
Keq
62.9%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 714
Lajme të tjera
-
Pogradec/ Kërkohej për plagosjen e shokut, kërcënon me armë punonjësit e Task Forcës që shkuan të verifikojnë ndihmat ekonomike
25 Prill, 16:50
-
Pogradec, aksident automobilistik në afërsi të Gurit të Kuq, policia në vendngjarje
23 Prill, 15:31
-
Fier/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi në gjendje të dehur (VIDEO)
23 Prill, 07:34
-
Goditi me grushte e sende të forta 3 të rinj, arrestohet 26-vjeçari
22 Prill, 13:21
-
Pogradec/ Peshkatari kap koranin mbi 13 kg në Ohër e shet për 20 mijë lekë: S’kisha kapur kurrë kaq të madh
20 Prill, 14:20
-
Pogradec, peshkatari kap në ujrat e liqenit të Ohrit peshkun Koran më shumë se 13 kg
19 Prill, 14:04
-
Cekja i Beratit tregon momentet më të vështira të jetës. Kam shtypur një person me makinë
16 Prill, 15:09
-
IKMT aksion në Tushemisht për prishjen e objekteve pa leje! Kryeinspektori: Pastrojmë bregun e liqenit
16 Prill, 12:10
-
Lezhë/ Aksident i 3-fishtë në Shëngjin, 3 të plagosur nga përplasja e fortë
14 Prill, 17:39
-
Pogradec/ Vihet nën hetim 61-vjeçari që po ndërtonte pa leje! U konfliktua fizikisht me 3 komshinjtë, ata i dëmtojnë lokalin
14 Prill, 14:15
-
Nis plazhi në Vlorë, operatorët turistikë ende s’janë gati: S'ka punëtorë në sektorin e hotelerisë! Mungesa edhe në Pogradec, shkak pagat e ulëta
13 Prill, 17:17
-
Pogradec, kreu manovër të gabuar, Rrugorja ndëshkon me gjobë drejtuesin e automjetit
13 Prill, 15:58