Pogradec/ Plagosja e Johan Muçllarit, arrestohet një prej autorëve! Flet i ati: U vetëdorëzua! Kishte frikë dhe u largua nga sherri

POGRADEC- Një prej autorëve që organizoi atentatin ndaj Johan Muçllarit, pronarit të Hotel Volorekës në Pogradec, ka rënë në pranga. Konkretisht, është arrestuar Griseld Maxhari, ndërsa autori tjetër Firdeus Berberi është ende në kërkim.

Gazmor Maxhari, babai i Griseld Maxharit ka folur para mediave duke thënë se i biri është i pafajshëm. Sipas tij, Maxhari nuk u arrestua por u vetëdorëzua në polici. Ndër të tjera tregon se roli i të birit në këtë ngjarje ishte të ndërhynte mes Johan Muçllarit me Firdeus Berberin, të cilët u përfshinë në sherr. Maxhari ishte i shoqëruar me Berberin, i cili ishte në kërkim dhe donte të mos lejonte përshkallëzimin e sherrit, por u largua nga vendi i ngjarjes nga frika. 

Për atentatin ndaj Muçllarit janë arrestuar më herët edhe pesë persona të tjerë, të cilët ndihmuan dy autorët që t’i largoheshin policisë.

Më 25 prill, 22-vjeçari u plagos dhe më pasi ka shkuar vetë në spitalin e qytetit i plagosur në këmbë me armë zjarri dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Fillimisht autorët e kanë ngacmuar 22-vjeçarin, i cili iu është kundërpërgjigjur me grushte. Më pas dy atentatorët kanë qëlluar me armë drejt Johan Muçllari, si edhe e kanë plagosur me thikë në kokë. Pas ngjarjes, dyshohet se Firdeus Berberi dhe Greisi Maxharin janë larguar me një golf ngjyrë blu. Kanë qenë bluzat e bardha që kanë sinjalizuar uniformat blu për ngjarjen pas mbërritjes së Muçllarit në spital.

Në dëshminë para efektivëve të policisë, Muçllari ka deklaruar se e kanë qëlluar dy persona. Tashmë policia ka arrestuar një prej autorëve, ndërsa tjetri është në kërkim. Ngjara dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm, ku në 8 gusht 2020 u qëllua drejt hotel Volorekës.

Historiku i konfliktit disa vjeçar mes familjes Muçllari-Berberi
Në vitin 2018, Johan Muçllari është konfliktuar me Andrea Pilinçin, Meardi Berberi dhe Mariglen Topuzin, që mendohet se është edhe zanafilla e këtij konflikti. Më pas në 1 gusht 2019, atij i është djegur një makinë. Në bazë të kamerave të sigursë, Johan Muçllari dhe babai i tij, Jetmiri kanë identifikuar se autor ka qenë Mariglen Topuzi ndërsa personi tjetër që ishte me të kishte fytyrën e mbuluar dhe nuk është gjetur nga policia. Për këtë kanë bërë denoncimin në Polici. Në momentin që është mbajtur seanca gjyqësore, Jetmir Muçllari është thirrur 10 shkurt 2020 për të dëshmuar, por atij i është bërë bllokatë në gjykatë nga 30 veta, mes tyre Ilir Berberi. 

Ilir Berberi ose “Liri i Rushkës”, Meard Berberi (Korua), Firdeues Berberi djali i Ilirit (sot i shpallur në kërkim), Xhuljano Topuzi dhe anëtarë të tjerë të grupit të Pogradecit, kishin bërë bllokadë në derë të gjykatës, duke mos lejuar dëshmitarin të jepte dëshminë e tij, në procesin gjyqësor kundër anëtarit të grupit të tyre, Mariglen Topuzi. Në pamjet e sjella më herët nga Shqiptarja.com, një person dallohet qartë që i del përpara Jetmir Muçllarit, duke i folur disa fjalë, që sipas biznesmenit Muçllari i ka pohuar “…nëse nuk tërhiqesh nga dëshmia, do të vrasim ty dhe djalin tënd…”. Pas shumë peripecive dëshmitari Jetmir Muçllari, ka mundur të hyjë në sallën e gjyqit, por nuk ka dëshmuar për shkak të tronditjes psikologjike që kishte pësuar dhe nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Për këtë ngjarje gjykata e Pogradecit, ka caktuar masën e "arrestit në burg" për Xhuljano Topuzin dhe "arrest shtëpie" për Firdeus Berberin. Ndërsa janë lënë të lirë Meard Berberi dhe Ilir Berberi. Kjo ngjarje nuk mbeti këtu.

Pasi kaluan 7 muaj nga kjo ngjarje dhe dy muaj pas daljes nga burgu i Mariglen Topuzit, ky grup u rikthyer duke i bërë 2 atentate brenda 1 javë, në 1 gusht 2020 dhe një tjetër në 8 gusht 2020. Në 1 gusht u qëllua me breshëri arme ndaj hotelit, por kjo ngjarje nuk u denoncua për shkak të kërcënimeve që mori Muçllari, dhe tjetra në 8 gusht ku u sulmua me gati 100 plumba makinat e parkuara në hotel, si edhe dhomës që po qëndronte Johan Muçllari. 

Një prej autorëve, Firdeus Berberi (në arrati)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:15
Plagosja e Johan Muçllarit, flet babai i Griseld Maxharit: Nuk u arrestua, u dorëzua vetë! Kishte rol tjetër në ngjarje, por u largua nga frika

 

Gazmor Maxhari, babai i Griseld Maxharit i cili u vu në pranga ditën e sotme nga policia për atentatin ku mbeti i plagosur Johan Mucllari ka folur para mediave duke thënë se i biri është i pafajshëm. Sipas tij, i biri nuk u arrestua por u vetëdorëzua në polici. Ndër të tjera tregon se roli i të birit në këtë ngjarje ishte të ndante Johan Muçllarin me Firdeus Berberin, të cilët u përfshinë në sherr. Maxhari ishte i shoqëruar me Berberin, i cili ishte në kërkim dhe donte të mos lejonte përshkallëzimin e sherrit, por u largua nga vendi i ngjarjes nga frika. 

“E vërteta e djalit tim qëndron këtu se atë prokuroria dhe policia e Pogradecit e kanë akuzuar si autor të ngjarjes të ndodhur para disa muajsh. Lidhur me këtë ngjarje unë si babai i tij di të them që djali im nuk është një nga autorët e kësaj ngjarje. Roli i djalit tim atë ditë në këtë ngjarje ka qenë pasi kanë dalë shëtitje, është konfliktuar me palën tjetër, jo djali im sepse ai ka qenë shoqërues i atij dhe kaq ka qenë ai për momentin, thjesht shoqërues.

Po kjo është e vërtetë sepse ai nuk është autor i kësaj ngjarje, ai rastisi në këtë ngjarje dhe mesa di unë sipas komunikimit që ka patur kohët e fundit ai ka ndërhyrë për të shuar sherrin që kanë patur palët midis tyre.

Për të parandaluar një ngjarje që mund të degradonte edhe më shumë. Sot mbi djalin tim akuza e prokurorisë dhe policisë është si autor në këtë ngjarje. Po akuzohet si autor në vrasje mbetur në tentativë edhe të tjera, djali tim sipas dëshmitarëve që ka qenë në vendngjarje, djali im thjesht ka marrë pjesë për të shuar zjarrin dhe për të shuar këtë sherr.

Djali im siç ndodhi ngjarja nga frika për këtë ngjarje bile për një moment u largua nga sherri atje dhe pastaj është afruar përsëri për të shuar ngjarjen dhe u largua nga frika. Kohët e fundit unë kam komunikuar me djalin, se nuk e dija ç’bënte nga ishte kam arritur ta bind edhe ai vetë u bind dhe u ndërgjegjësua dhe së bashku me avokatin prezent kam bërë dorëzimin e djalit.

Unë sot jam shumë i indinjuar se në të gjitha mediat kam dëgjuar se është kapur një nga autorët e ngjarjes duke me ditur që unë e kam dorëzuar vetë, unë kam dhe dokument që tregon se ky shtetas është dorëzuar në prani të avokatit dhe prindit të tij.

Djali im nuk është autor por thjesht shoqërues i personit në fjalë, me palën tjetër s’kemi patur asnjë konflikt. Është edhe një dëshmitar me palën tjetër dhe mesa di unë djali ka ndërhyrë vetëm që palët mos ziheshin. Unë kam besim te drejtësia, djali të marrë përsipër fjalët që ka bërë dhe të zbardhet e vërteta e djalit tim”, tha Maxhari.

Ngjarja ka ndodhur në Prill të vitit 2022 ku mbeti i plagosur Johan Mucllari, djali i bizesmenit nga Pogradeci që zotëron Hotel "Voloreka".

SI.E./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, digjet apartamenti në Patos

Shpërthen bombola e gazit, digjet apartamenti në Patos