Aksident në Pogradec/ Po ecte me shpejtësi, makina devijon rrugën se i del një qen para! Bëhet copash pasi u përplas me trafikndarësen

Një aksident ka ndodhur në Pogradec pranë fshatit Mëmëlisht, ku një makinë është përplasur me trafikndarësen duke u bërë copash. Mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë, kur përpara i ka dalë një qen që e ka detyruar të devijojë nga rruga.

Kjo ka bërë që për shkak të shpejtësisë mjeti të përplasej me trafikndarësen duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, fatmirësisht pa të lënduar.

Si pasojë e përplasjes mjeti është dëmtuar në njërën anë duke u shkatërruar plotësisht, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë