Pogradec/ Shembja e dherave 'gllabëron' rrugën, rrezikohet jeta e kalimtarëve (VIDEO)

Banorët e Pogradecit dhe jo vetëm rrezikojnë prej një viti jetët e tyre për shkak të rrëshqitjes së dherave në zonën e Unazës së qytetit, në vendin e njohur si Kalaja pranë pishave.

Kjo është një zonë e cila ka pasur herë pas here rrëshqitje të dherave duke rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe automjeteve që përdorin këtë aks rrugor.

Bashkia e qytetit ka apeluar për ndërhyrje të menjëhershme nga organet e ministrisë pasi fondet janë të pamjaftueshme për të vënë dorë në këtë zonë.

Ndërkaq drejtoria e policisë së Korcës ka kërkuar që ky segment rrugor të bëhet me një kalim dhe ky është hapi i parë që do të kryhet.

Edhe vetë banorët janë të shqetësuar nga kjo situatë pasi masivi shkëmbor mund t’i zerë poshtë në befasi ndërsa ata kalojnë në rrugë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

UEFA dënon Egnatian dhe Vllazninë

UEFA dënon Egnatian dhe Vllazninë