Në qytetin liqenor të Pogradecit është rikthyer për të disatin vit rradhazi festa e verërave dhe gështenjave. Festë kjo e cila ka mbledhur qindra qytetarë jo vetëm pogradecarë por edhe turistë nga vende të ndryshme të Shqiperisë. Nën një atmosferë fantastike nën tingujt e muzikës pjesmarrësit kanë pasur mundësinë të shijojnë një gotë vere dhe natyrisht gështenjat e pjekura.
Qindra qytetarë dhe vizitorë tejmbushën mbrëmjen e së premtes sheshin kryesor të qytetit, ku nën tingujt e muzikës shijuan verën e prodhuesve vendas.
Me një simbolikë të veçantë ky organizim i shndërruar tashmë në festën tradicionale të Pogradecit përpos zhvillimit të mëtejshëm të turizmit vjen me fokusin kryesor të promovimit të produkteve vendase.