Një 17-vjeçar u qëllua për vdekje nga një officer i policisë së Chicagos gjatë një "konfrontimi të armatosur".

Djali i identifikuar si Michael Elam u qëllua pasi u përpoq ti ikte patrullës së policisë. Zyrtarët i bënë thirrje të ndalonte dhe të dorzohej para se ta qëllonin, por 17- vjeçari refuzoi të ndalonte dhe në përpjekje që ti shpëtonte policisë përplasi një automjet të parkuar.

Pasi braktisi makinën e tij ai u përpoq që ti arratisej policisë duke vrapuar. Oficerët e Chicagos konstatuan se Michael Elam kishte në dorë një armë zjarri tip pistoletë kështuqë ata hapën zjarr drejt tij duke e qëlluar për vdekje.

Nga një autopsi e kryer të dielën u konstatua se Elam vdiq nga plagë të shumta me armë zjarri dhe vdekja e tij u cilësua si një vrasje, tha zyra e mjekut.

Asnjë oficer nuk u lëndua gjatë incidentit, tha policia. Dy armë u gjetën nga vendi i ngjarjes. Grupet hetimore kanë shkuar në vendngjarje për të hetuar më me detaje për “vrasjen” e 17 vjeçarit