/ATSH-AFP/ - Policia franceze evakuoi sot një kamp imigrantësh të vendosur në mes të Parisit, ku jetonin prej muajsh rreth 350 imigrantë me origjinë kryesisht nga Sudani, por gjithashtu nga Erytreu, Somalia dhe Egjipti.
Vendosur nën hekurudhë, në veri të kryeqytetit, pas një udhëtimi shpesh kaotik, këta imigrantë, pjesa më e madhe burra, por gjithashtu dhe familje me fëmijë, jetonin në kushte me një igjenë të degraduar.
Rreth orës 04?30 GMT, ato janë mbledhur në qetësi në qendër të një perimetri sigurie duke pritur të hipnin në dhjetëra autobusë, të ngarkuar për t'i çuar drejt qendrave të strehimit në rajonin parizian, theksoi një gazetar.
Intervistat e bëra pas evakuimit kanë treguar se rreth 160 persona do të kërkonin azil dhe 200 ishin tranzit për destinacione të tjera, Britani e Madhe ose vendet nordike kryesisht.
Kushtet e rënda të jetesës në vend e kishin bërë të pamundur qëndrimin duke marrë parasysh mungesën e strukturave sanitare si dhe mbërritjen e imigrantëve të tjerë.