Samiti i BE/ Policia ndalon protestën e Berishës në Bulevard më 6 dhjetor: Cenohet siguria kombëtare, mund ta bëni por jashtë perimetrit të sigurisë

Sali Berisha mund të zhvillojë protestën më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë organizohet samiti Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, por jo në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para Kryeministrisë ashtu siç ka kërkuar. Kjo pasi kërcënohet siguria kombëtare dhe ajo publike. Kjo është përgjigja që Policia e Tiranës i ka kthyer grupit të Sali Berishës për njoftimin që ata i kanë bërë për kërkesën.

Sipas dokumentit të siguruar nga Shqiptarja.com policia i bën me dije të gjitha rrugët të cilat janë caktuar si perimetri i sigurisë dhe brenda këtij perimetri nuk lejohet organizimi i protestës, por që mund të zhvillohet në një vend tjetër. Ndërkohë që Shqiptarja.com ka mësuar gjithashtu se Godina e Kryeministrisë është edhe ajo pjesë e Perimetrit të Sigurisë edhe për shkak të një ‘Plani B’ për organizimin e një Samiti kaq të rëndësishëm, në rast se do të dështonte për arsye të ndryshme plani i parë, ai në Hotel Marriot.

 “Në konsultim me strukturat e sigurisë të delegacioneve pjesëmarrëse në këtë Samit, duke respektuar parametrat e sigurisë të Bashkimit Evropian, është përcaktuar perimetri i sigurisë, si më poshtë: Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" deri në Bulevardin "Bajram Curri" përfshi sheshin "Nënë Tereza Rruga "Gjergj Filipi" nga kryqëzimi me rrugën "Ibrahim Rrugova" deri tek kryqëzimi me rrugën "Papa Gjon Pali II"; Rruga " Lek Dukagjini" në gjithë gjatësinë e saj; Rruga "Dervish Hima", rruga "Sheh Ahmet Pazar", rruga "Faik Konica", muga "Skerdilajd Llagami". Rruga "Papa Gjon Pali II" në gjithë gjatësinë e saj, rruga " Asim Zeneli, rruga "Themistokli; Germenji", rruga "Mustafa Matohiti", rruga "Jul Variboba", rruga " Fatmir Haxhiu"; Rruga "Ismail Qemali", nga rruga e "Elbasanit" deri në kryqëzimin me rrugën "Ibrahim Rrugova"”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika bën me dije se në rast se shkelet ky vendim do të merren masa.  

“Vendosa të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana Juaj në datën 06.12.2022, ora 12.00 deri në orën 16.00, në vendin e përcaktuar në kërkesë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime paqësore dhe mirëpret çdo njoftim Tuajin për zhvillimin e tubimit në një vend alternativ, jashtë perimietrit të sigurisë. Ju sjellim në vëmendje se, për veprime në kundërshtim me ligjin, do të ndërmerren masa administrative dhe penale, në zbatim të gërmes "a", neni 24, i Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 "Per Tubimet", neni 262 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", përfundon letra e Drejtues i Parë i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika.

ish-Kryeministri Sali Berisha ka nënvizuar ditët e fundit se më 6 dhjetor, ditën kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë do të organizojë protestën e radhës, duke thënë se ky do të ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale. 

 Organizimi i Samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor është cilësuar historik për Shqipërinë dhe imazhin e saj në arenën ndërkombëtare. Është hera e parë që një samit i tillë zhvillohet larg Brukselit, pasi më parë çdo takim është mbajtur në zyrat qendrore të Bashkimit Evropian.

Rrugët që do të ndalohet protesta

Njoftimi i policisë për grupin e Sali Berishës

Njoftimi i policisë për grupin e Sali Berishës

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 26/11/2022 22:32

    Berishes duhet me shkerdhy robt e pak e ka.

    Përgjigju
  • Meri: 26/11/2022 09:06

    Berisha proteston per interesin e tij,per ti treguar Europes se,ështe i fortë ,dhe mund te krijojë trazira ne vend,neqoftëse edhe Europa do ta shpalli non grata.Idjotet i shkojnë nga pas,per t'i dal ne krahë kriminel Berishes dhe familjes së tij.

    Përgjigju
  • Bero: 26/11/2022 08:48

    Berisha njehere e solli demokracine ne 1990.Tani qe eshte prap ne rrezik, historia e therret qe ts mbroje demokracine nga Ram neo-diktatori.

    Përgjigju
  • Eni: 26/11/2022 08:44

    Ndaloni kete qen te terbuar

    Përgjigju
  • Mati: 26/11/2022 07:11

    Ti vendosin njehere prangat pa ta shohi pastaj Berisha mitingun nga qelia se e mbushi kupen.Ne mos gaboj eshte dita kur gjykata shprehet per drejtimin e PD

    Përgjigju
    • Bledi: 28/11/2022 01:44

      Ja hanksh m*tin sali berishes more kriminel socialist Jeni argat serbo ruse edhr tradhtar i kombit shqiptar rrenoft sali berisha sa malet e shqiptiS

  • Qinomi: 26/11/2022 06:52

    Doni apo sdoni ju o patronazhista protesta do behet ne qender te Tiranes dhe ku nxirrni jo policine por edhe NATO po deshet se popullin demokrat nuk e ndaloni dot. Poshte kokunistat, rilindasit socjalistat dhe patronazhistat.

    Përgjigju
    • Lala: 26/11/2022 08:25

      Per cil komunist e ke per sali berishen

  • Habit: 26/11/2022 05:48

    Kjo eshte dhe moda tani, mediokerr por me brire! Ndersa policia ka per detyre mbrojtjen e sigurise dhe rendit publik, ushtria mbrojtjen dhe Sherbimi informativ sigurine, trashesia injoramiste i ka shtrire kudo rrenjet e saja! Meqe behet nje samit, rrezikohet siguria ....kombetare nga ... opozita!?!? Bir Selman i nenes bir!

    Përgjigju
  • Hasan Spahiu: 26/11/2022 05:11

    Pra nuk ka ndalim nga policia te protesters. "te behet jashte perimetrit te sigurise". Dhe mundesi te jane:-kukes, tropoje, shkoder, rreshen, burrel, kavaje, korce, erseke, lushnje, valore, sarande, lazarat, etj

    Përgjigju
  • Delinquenti: 25/11/2022 22:03

    Po sikur te behet ne kamez nuk do ishte me mire per ato qe i shkojne nga mrapa se e njofin me mir zonen .....

    Përgjigju
    • ene: 26/11/2022 09:05

      tamom ne kamez nuk do ishte keq

  • Web: 25/11/2022 21:58

    Ku merr vesht ky kriminel i lindur!

    Përgjigju
  • policia: 25/11/2022 21:37

    te vendi te vendi

    Përgjigju
  • Haremi Lalzit: 25/11/2022 21:33

    Birish, na je bo si onderr e keqe. Ne cdo lajm vetem hunda jote si sqepar del. Vetem sot 20 artikuj. Je show-man e llapaqen i veret. Na cave riKan. Ik luj domino mo mire e na lej rehat. Merr dhe Mulin si stol. Ptu, turishpellar.

    Përgjigju
  • Eri: 25/11/2022 21:21

    Perse mos behet protesta te Gjiri i Lalzit, ku kemi kupolen e krimit. Vetem te ne protestohet kunder BE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin