Policia në Xhaminë e Namazgjasë gjatë protestave, Forumi Mysliman: Shteti po ndërhyn te feja

Policia në Xhaminë e Namazgjasë gjatë protestave, Forumi Mysliman: Shteti po ndërhyn te feja

Forumi Mysliman i Shqipërisë ka reaguar duke dënuar veprimet e policisë së shtetit që e përdorën xhaminë e re të Namazgjasë që po ndërtohet në Tiranë si pikë vrojtimi gjatë protestave të opozitës para parlamentit. "Cënimi i shenjtërisë së xhamisë nga forcat e rendit.

Ndërhyrje e drejtpërdrejtë e shtetit në punët e Komunitetit Mysliman dhe në çështjet e fesë. Objekti i çdo xhamie, si edhe objekti i çdo kishe apo i çdo sinagoge, nuk mund të dhunohet kurrë në një mënyrë kaq brutale nga policia e shtetit dhe nga vetë shteti, duke shkatërruar plotësisht çdo kufi ndarës mes shtetit dhe fesë.

Forumi Mysliman i Shqipërisë i kërkon Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, që t’i kërkojë zyrtarisht Ministrisë së Brendshme, që të mos e përsërisë më këtë sjellje poshtëruese për objektet e kultit, për xhaminë dhe për besimtarët myslimanë" thuhet në deklaratën e forumit. Qëndrimi i efektivëve të policisë në xhami gjatë protestave u dënua edhe nga PD-ja pak javë më parë në protestat që opozita zhvilloi para parlamentit.

Reagimi i plotë i Forumit Mysliman të Shqipërisë
Cenimi i shenjtërisë së xhamisë nga forcat e rendit. Gjatë ditëve të dy protestave të fundit të zhvilluara para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, forca të shumta të policisë së shtetit janë futur, strehuar dhe kanë qëndruar në ambientet, në oborrin dhe në rrethimin e Xhamisë së Re që po ndërtohet. Forumi Musliman i Shqipërisë e konsideron këtë akt, si shkelje të rëndë të parimeve të paprekshmërisë së objekte të kultit, si thyerje të papranueshme të laicitetit dhe si ndërhyrje të dënueshme të policisë së shtetit dhe të vetë shtetit jo thjesht në objekte, që administrohen nga Komuniteti Mysliman dhe janë pronë e patëhuajësueshme e besimtarëve, por si ndërhyrje të drejpërdrejtë në punët e Komunitetit Mysliman dhe në çështjet e fesë.

Objekti i çdo xhamie, si edhe objekti i çdo kishe apo i çdo sinagoge, nuk mund të dhunohet kurrë në një mënyrë kaq brutale nga policia e shtetit dhe nga vetë shteti, duke shkatërruar plotësisht çdo kufi ndarës mes shtetit dhe fesë.  Nuk do të guxonin kurrë në asnjë vend demokratik, që forcat e policisë të përdornin si bazë, apo si vendstrehim, apo si vendfshehje oborrin, bodrumet apo ambientet e tjera të një kishe, një xhamie apo sinagoge. Forumi Musliman i Shqipërisë i bën thirrje qeverisë shqiptare të mos dhunojë objektet e kultit dhe Xhaminë e Re të Tiranës si deri më tani. Forumi Musliman i Shqipërisë i kërkon Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, që t’i kërkojë zyrtarisht Ministrisë së Brendshme, që të mos e përsërisë më këtë sjellje poshtëruese për objektet e kultit, për xhaminë dhe për besimtarët myslimanë.

Ky është një qëndrim i përsëritur të cilin ne e kemi denoncuar edhe më herët pranë të gjithë organeve përkatëse dhe e kemi përcjellur si shqetësim edhe në “Raportin e Islamofobisë 2018”, që ua kemi shpërndarë të gjithë organeve qeverisëse dhe shoqërisë civile e faktorit ndërkombëtar të pranishëm në vend. Është në themel të vlerave të demokracisë dhe të qytetërimit demokratik, që këto institucione janë të paprekshme, të mbrojtura dhe nuk mund të dhunohen kurrë në këtë mënyrë. Mbetemi shpresë plotë se mediat, shoqëria civile dhe qytetarët shqiptarë do të jenë me ne në këtë qëndrim dhe nuk do të legjitimojnë këtë sjellje të policisë. Mbetemi po ashtu shpresë-plotë, se vetë policia nuk do të përdporë më Xhaminë e re si një vendstrehim apo një vendfshehje duke e dhunuar atë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasem gahinji: 30/03/2019 18:02

    eshte nje kantier ndertimi,per nje objekt kulti.por akoma nuk eshte perfunduar.objekti behet fetar,objekt i shenjte pas shenjterimit.nuk jane llaci tulla betoni te shenjte.nuk i kane prure nga meka.zhavorr lumi plus cimento dhe uje qe ka marre nje forme.pas perfundimit me ceremoni,shenjterohet dhe me policia nuk nderhy.vetem nese,larg qofte ,bije ne dore te ndonje qoftelargu qe fshihet ne te.

    Përgjigju
  • Ose: 18/03/2019 18:00

    ..rendesi ka qe Feja mos nderhyje ne Shtet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'