Politika bashkohet për Vettingun
Kuvendi miraton 27 komisionerët
LISTA/27 emrat që do shembin drejtësinë

Politika bashkohet për Vettingun<br />Kuvendi miraton 27 komisionerët<br />LISTA/27 emrat që do shembin drejtësinë
TIRANE- Tjetër moment kyç në historinë e pluralizmit në drejtësi. Nis zbatimi i reformës më të thellë dhe serioze në drejtësinë shqiptare. Më në fund, procesi i hetimit të 800 prokurorëve dhe gjyqtarëve, ka startuar.

Ashtu siç edhe pritej, Parlamenti Shqiptar, nën presionin e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, me anë të një votimi historik, i ka hapur rrugë dje shembjes së sistemit aktual të drejtësisë, duke përjashtuar gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët pas një skanimi të trefishtë, do të rezultojnë me pasuri të paligjshme, me lidhje me krimin dhe të paaftë profesionalisht.

Nën një klimë të tensionuar politike, për shkak të etheve zgjedhore, me 100 vota pro, 2 kundra dhe 5 abstenim, Parlamenti ka miratuar dje 27 anëtarët e organeve të Vetingut, konkretisht të Komisionit të Vlerësimit, Kolegjit të Apelimit dhe komisionerët publikë.

Tashmë sytë janë drejt 27 njerëzve, të cilëve shqiptarët, politika dhe ndërkombëtarët u kanë besuar largimin e gjyqtar dhe prokurorëve të korruptuar nga sistemit. Pjesë e Kolegjit të Apelimit janë edhe Sokol Çomo, Ina Rama dhe Albana Shtylla, treshe e cila duket se ka ngjallur frikë në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ndërkaq, Shqiptarja.com ka mësuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë pritshmëri të mëdha sa i takon efekteve që do të prodhojë veprimi i ligjit të Vetingut. Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e Delegacionit të BE në Tiranë, Romana Vlahutin ndoqën nga afër procesin e votimit të 27 anëtarëve të organeve të Vetingut. 

Çfarë do ndodhë me 800 gjyqtarët dhe prokurorët?
Nga sot, rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë janë nën hetim dhe de fakto të shkarkuar. Për t’u bërë pjesë e drejtësisë së re, ata duhet të kalojnë kontrollin për pasuritë, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale.

Pas votimit të djeshëm në Parlament, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar dhe Shkolla e Magjistraturës duhet të përgatisin dosjet për çdo gjyqtar dhe prokuror për ligjshmërinë e pasurisë, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale.

Çdo dosje respektive do të përmbajë edhe rekomandimin e institucionit për gjyqtarin apo prokurorin. Ndërkaq, procesi i rivlerësimit fillon menjëherë. Anëtarët e Komisionit, gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit dhe vëzhguesit ndërkombëtarë hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit.

Kur çështja është gati për t’u shqyrtuar, institucionet e rivlerësimit vendosin brenda një afati sa më të shpejtë të mundshëm. Çështjet për rivlerësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe për Prokurorin e Përgjithshëm do të trajtohen me përparësi në kohë nga institucionet e rivlerësimit.

Vendimet e komisionit, shkarkimi 
Në bazë të shqyrtimit dhe analizimit të provave, Komisioni i Vlerësimi, në përfundim të procesit mund të vendosë konfirmimin në detyrë të gjyqtarit apo prokurorit, pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare dhe shkarkimin nga detyra.

Shkarkimi nga detyra i gjyqtarit apo prokurorit jepet si masë nga komisioni kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të. Kur rezulton me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar që bën të pamundur vazhdimin e detyrës.

Kur rezulton se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë. Kur rezulton si i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale.

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Komisionit, nuk mund ta ushtrojnë detyrën, por mund të ankohen në Kolegjin e Apelimit. Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji i Apelimit vendos lënien në fuqi të vendimit të Komisionit, ndryshimin e vendimit të Komisionit ose prishjen e vendimit të Komisionit. 

votimi
votimi
(Votimi në Kuvend për anëtarët e komisioneve të Vettingut)

27 emrat e anetareve te komisionit te vettingut
27 emrat e anetareve te komisionit te vettingut
(27 emrat e anëtarëve të komisionit të Vettingut, që u miratuan sot në kuvend)

Komisionerët e Vettingut
 

Etleda Çiftja, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ish-përfaqësuese ligjore e Hydropoëer Devoll

Firdes Shuli, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, notere

Genta Bungo, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pedagoge, sekretare e Përgjithshme e Dhomës së Përmbaruesve

Xhensila Pine, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pedagoge e të drejtës kushtetuese

Roland Ilia, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, avokat dhe lektor në universitetin e Shkodrës

Alma Vokopola, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, juriste në Kuvend

Pamela Qirko, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, juriste në AMC

Valbona Sanxhaktari, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, juriste në Kryeministri

Brunilda Vasha, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, juriste

Lulzim Hamitaj, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, avokat në Romë

Olsi Komici, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ish-punonjës në disa institucione i cili është hetuar dhe shpallur i pafajshëm për shpërdorim detyre

Suela Zhegu, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, specialiste në KLD

Vojo Malo, zëvendësues për pozicionin e Komisionerit të Komisionit, avokat

Pal Shkambi, zëvendësues për pozicionin e Komisionerit të Komisionit, avokat dhe kryetar i Partisë Popullore Kristian Demokrate.

Herald Saraçi, Komisioner Publik

Florian Ballhysa, Komisioner Publik

Dariel Sina, zëvendësues për pozicionin e Komisionerit Publik

Aldona Hysa, zëvendësuese për pozicionin e Komisionerit Publik

Ardian Hajdari Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, avokat

Natasha Mulaj Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ndihmëse ligjore e Gjykatës së Lartë

Sokol Çomo Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, anëtar i KLD

Ina Rama Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ish Prokurore e Përgjithshme

Luan Daci Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Albana Shtylla Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, sekretare e Përgjithshme e Kuvendit dhe anëtare e KLD

Rezarta Schuetz Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, drejtoreshë juridike për OSBE në Shkup

Mimoza Tasi Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Etleva Paplekaj Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Berisha dhe Blushi nuk votojnë
35 deputetë të Parlamentit Shqiptar nuk kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për ngritjen e organeve të Vetingut, ndërsa dy deputetë, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi votuan kundra.

Pjesë e deputetëve që nuk votuan janë edhe Sali Berisha dhe Ben Blushi. Berisha është konsideruar si kundërshtari më i fortë në hije i Vetingut dhe Reformës në Drejtësi, ndërsa Blushi edhe pse e ka mbështetur me deklarata reformën, nuk kontribuoi me votë. 

Kuvend, betohet Avokatja e Re e Popullit, votohet Bogdani
Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot dy seanca të jashtëzakonshme paradite dhe pasdite.  Seanca e parë u mbajt në orën 10:40, dhe zgjati as 20 minuta, ku u miratua me 92 vota pro anëtari i ri i Partisë Demokratike në Komisionin ad hoc me 12 anëtarë, Gert Bogdani i cili do të zëvendësojë deputeten Jorida Tabaku, e larguar për arësye shëndetësore.

votimi ne parlament

votimi ne parlament
(Votimi për zëvendësimin e Tabakut me Bogdanin)

Një tjetër pikë për votim në rendin e ditës së seancës të së shtunës ishte dhe betimi i Avokatit të ri të Popullit, Erinda Ballanca, e zgjedhur nga parlamenti, pak javë më parë, me propozim të opozitës.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Ora 16:10 Vettingu, Rama: Sot u hapën portat e drejtësisë së re
Kryeministri Edi Rama ka folur jashtë seancës së Kuvendit, pas miratimit të 27 emrave të komisioneve të Vettingut.
 
Rama tha se ndjehej i lehtësuar pasi vota në Kuvend i hapi rrugën drejtësisë së re në Shqipëri, në sitën e së cilës do kalojnë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.
 
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se e vetmja forcë politike garante për zbatimin e ligjit të Vettingut, mbetet PS-ja.
 
“Jam shumë i lehtësuar, pasi sot u kapërcyen pengesat. Jam i bindur që sot është çelur fati i këtij procesi dhe portat e drejtësisë së re. Sigurisht që do të kërkojë kohën e vet, vullnet të madh dhe do të kërkojë garant në këtë proces që është PS.

Që nga dita e parë dhe deri sot ka vetëm një forcë që s’i ka bërë bisht reformës dhe kjo është PS-ja.

Nga ana tjetër, askush nuk duhet të mendojë se gjithçka tani do jetë fushë me lule, por do të duhet garanti, gardiani, prijësi i këtij procesi, PS-ja”
, tha Rama.


 
Ora 16:00 Rama-Topallit: Do më mungosh, unë dhe Luli s'flasim për ty
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë seancës së jashtëzakonshme për Vettingun. 

Topalli akuzoi Ramën dhe Bashën se kanë kapur Vettingun duke futur emra nga marrëveshja mes tyre e arritur një muaj më parë.

Jozefinë, do më mungosh shumë. Por kështu e ka jeta. Do paguash çmimin e konformizmit tënd që kur u fute në çadër.

Nga ata emra aty u njoh vetëm Ina Ramën, të cilën nuk e latë të punonte dhe pse kishte vendim gjykate për të. Njoh Albana Shtyllën si dhe kam njohje në distancë me Sokol Çomon
”, tha Rama.

Më tej, kryeministri tha se ai nuk ka gisht në moskandidimin e saj, duke iu referuar pikërisht lënien e Topallit jashtë listave të PD nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Mos te te rreje mendja se une dhe Luli flasim per ty", tha Rama duke iu drejtuar Topallit.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur