Portet mbajnë peshën më të madhe të transportit të mallrave në vend, e sidomos Porti i Durrësit

Portet mbajnë peshën më të madhe të transportit të mallrave në vend, e sidomos Porti i Durrësit

Porti i Durresit

TIRANE- Në tre muajit e parë të viti INSTAT thotë se janë transportuar në det me anije 1.673 mijë tonë mallra, nga 1.619 mijë tonë që u transportuan vjet në të njëjtën periudhë.

Në Shqipëri operojnë katër porte detare të cilët shërbejnë për transport mallrash: Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Porti i Durrësit është porti kryesor në vend prej të cilit janë transportuar 96,0 % e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 1.606 mijë ton mallra.

Sasia më e madhe e mallrave të transportuara në det ishin metale bazë, makineri, pajisje, produkte të rafinuara të naftës, produkte minerale, qymyr, naftë bruto e gaz natyror.

Në tremujorin e parë 2024, volumi i mallrave të tregtuara me det (eksport dhe import) është 1.316,8 mijë ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky tregues është rritur me 1,9 %.

Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 304 anije, nga këto 178 anije janë të huaja dhe 126 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 56,7 %, ku numri anijeve të huaja është rritur me 4,7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 135.680 persona.

Statistikat e Transportit Detar, tremujori i parë 2024

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
1 në 4 persona ka një makinë në Shqipëri! Deri në mars janë regjistruar 716 mijë autovetura

Teksa popullsia e vendit është në rënie, Shqipëria po përballet gjithnjë e më shumë me shtim të numrit të mjeteve.

Sipas të dhënave të INSTAT, praktikisht 1 në 4 persona në vend ka një veturë, pasi deri në fund të muajit mars ishin të regjistruar 715.700 autovetura, kurse në total janë të regjistruara 887.321 mjete.

“Në tremujorin e parë 2024, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status "aktiv" dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në Mars 2024 rezulton 887.321 mjete. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,7 %), "Automjetet për transport të përzier" (6,2 %) dhe “Motor” (5,6 %).

Gjatë tremujorit të parë 2024, janë regjistruar për herë të parë 21.265 mjete rrugore. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit të regjistruar për herë të pare, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (84,4 %) dhe “Motor” zënë (6,4 %)”, thuhet në raportin e INSTAT.

Statistikat e Transportit Rrugor Tremujori I, 2024 

Ora 17:58
Hekurudhat në krizë: Udhëtuan vetëm 873 udhëtarë në 3 muajt e parë të vitit, 47% më pak se vjet! Rënie dhe transporti i mallrave

Shqipëria ka në shfrytëzim 253 km rrjet hekurudhor, por që pjesa më e madhe është në gjendje të amortizuar, kurse trenat të ngjajnë shekullorë. Në shfrytëzim janë linjat hekurudhore: Kufi - Gjorm 93 km, Durrës - Elbasan 76 km, Rrogozhinë – Fier 49 km dhe Fier – Vlorë 35 km.

Si pasojë e gjendjes së hekurudhave aktualisht, në tremujorin e parë të vitit, transporti i mallrave përmes hekurudhave është tkurrur me 15%, ndërsa numri i pasagjerëve është thuajse i pëgjysmuar. 

“Volumi i mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve hekurudhore është 127 mijë ton, duke shënuar ulje me 15,0 %, në krahasim me tremujorin e parë 2023. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në mijë ton-km rezultoi 4.399 nga 5.165 mijë ton-km në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u ulur me 14,8 %. Në tremujorin e parë 2024, volumi i mallrave të tregtuara me hekurudhë (eksport dhe import) është 595 tonë. Volumi i mallrave të eksportuara me hekurudhë zë 0,1 % ndaj volumit gjithsej të mallrave të eksportuara në vend”, thotë INSTAT. 

Përmes hekurudhës në këtë tremujor është transportuar më shumë qymyr, naftë bruto, mbetje të ngurta, mbeturina apo metalet bazë. Në tremujorin e parë 2024, kanë përdorur transportin hekurudhor si mjet udhëtimi 873 pasagjerë, duke shënuar ulje me 47,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ora 17:53
Bie tregtia e mallrave në rrugë ajrore, por shifra rekord për numrin e fluturimeve dhe të pasagjerëve

Në tre muajit e parë të këtij viti më pak mallra janë transportuar në rrugë ajrore. Sipas Raportit të INSTAT për Statistikat e Transportit Ajror, volumi i mallrave të tregtuara në rrugë ajrore u ul me 9.1% në tre muajit e parë të vitit në raport me vjet.

“Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 499,5 ton, nga të cilat 77,0 % janë mallra të hyrë dhe 23,0 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e parë 2023, volumi i mallrave paraqitet me rritje 11,1 %. Në transportin ajror, mallrat e transportuara me postë zënë 11,4 % të volumit gjithsej të mallrave të transportuar me ajër.

Krahasuar me tremujorin e parë 2023, volumi i mallrave të transportuara me postë paraqitet me ulje 19,9 %. Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e pare 2024 është 386 ton.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky tregues është ulur me 9,1 %”, thuhet në raport.
Ndërsa nga ana tjetër raportohet për shifra rekord të numrit të pasagjerëve. Nga janari në mars kanë udhëtuar me linja ajrore 1.909.757 nga 1.166.000 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 63,8 %.

Në transportin ajror operojnë 19 shoqëri ajrore, nga këto 17 janë shoqëri të huaja dhe 2 janë shoqëri shqiptare. Gjatë tremujorit të parë 2024, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 55.067 avionë, nga të cilët 75,8 % të tyre e zë numri i mbikalimeve.

Statistikat e Transportit Ajror, Tremujori I, 2024

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Balla nga Madridi komenton operacionin e SPAK: Përgjigje për ata që thonë pse nuk goditen kokat

Balla nga Madridi komenton operacionin e SPAK: Përgjigje për ata që thonë pse nuk goditen kokat