/ATSH/. - Legjenda spanjolle, portieri Iker Casillas i Real Madridit, ka hyrë në historine e futbollit spanjoll, pasi bëhet lojtari i parë që arrin 100 aktivizime në ndeshje zyrtare.
Casillas në përgjithësi ka 161 ndeshje për Spanjën, por 61 prej tyre janë miqësore.
Casillas pas ndeshjes me Ukrainën te premten ne mbremje (1-0), është bërë futbollisti i tretë në historine e futbollit që arrin 100 ndeshje zyrtare me perfaqesuesen, nderkohe qe para tij  një gjë të tillë e kanë bërë meksikani Claudio Suárez (108) dhe kamerunasi Rigobert Song (101).
Prane tij është edhe portieri legjendar italian, Buffon (Juventus), i cili ka 98 aktivizime zyrtare me perfaqesuesen e Italisë.