Atentati i pretenduar i Tom Doshit, pranohet gjykim i shkurtuar për Doshin-Frrokun-Bamin

Atentati i pretenduar i Tom Doshit, pranohet gjykim i shkurtuar për Doshin-Frrokun-Bamin

Tom Doshi, Durim Bami, Mark Frroku

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku, si dhe Durim Bamin, të cilët akuzohen për 'kallëzim të rremë' kryer në bashkëpunim, për një atentat të pretenduar nga ana e deputetit Doshi për eliminimin fizik të tij. Pretenca për të akuzuarit do të jepet më 20 qershor nga Gjykata e Tiranës.

Ish-deputeti Mark Frroku u lirua nga burgu më 10 maj të këtij viti. Ishte Gjykata e Fierit, që i fali ish-deputetit 1.5 vite burg, të cilat i kishin mbetur pa shlyer nga dënimi me 7.6 vite burg për fshehje pasurie, pastrim parash dhe ndërtim pa leje. 

Ngjarja:
Ngjarja e bujshme e ka zanafillën që në vitin 2015, kur Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij. Doshi akuzoi për përfshirje në këtë ngjarje edhe Presidentin Ilir Meta, që në atë ishte kryetar i LSI.

Deputeti Doshi publikoi një intervistë të kryer nga ai vetë me Durim Bamin, i cili pretendonte se ishte porositur për të eliminuar fizikisht Doshin dhe ish-deputetin e PD-së, Mhill Fufin. Intervista bëri shumë bujë dhe shkaktoi trazira, por për organin e Akuzës ishte gjithçka e rreme, ndaj dhe Doshi e Bami u vunë nën akuzë për kallëzim të rremë.

Ndërkohë, ka qenë dëshmia e ish-deputetit Mark Frroku, ajo që ka nxjerrë blof në një farë mënyrë Tom Doshin. Ky i fundit ka thënë në Prokurori se është sinjalizuar nga ish-deputeti për atentatin e supozuar.

Mirëpo, në dëshminë e tij në Prokurori, Mark Frroku ka mohuar versionin e Doshit, duke bërë që të ngrihen dyshime të mëdha për kallëzimin e deputetit Doshi se ndaj tij ishte planifikuar një atentat nga eksponentë të lartë të politikës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë