Prapaskenat e Vettingut/ 5 gjyqtarët ‘VIP’ që ndërkombëtarët i duan jashtë drejtësisë

Ka shkuar në pesë numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilës sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nuk duhet të shërbejnë më në sistemin e drejtësisë shqiptare, ndonëse janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut. Përpos kryetarit të Gjykatës së Kushtetuese Bashkim Dedja dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka propozuar përjashtimin nga drejtësia edhe të gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gentian Medja, gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës Artur Malaj si dhe të prokurorit pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gentian Osmani.

Rekomandimi i fundit i ekipit ndërkombëtar që monitorin zbatimin e ligjit të Vetingut, por që mund të kryejë hetimet të pavarura për veprimtarinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve, është për gjyqtarin Artur Malaj. Sipas ONM, Malaj nuk meriton të shërbejë në sistemin e drejtësisë, pasi nuk është i besueshëm në justifikimin e pasurisë. “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit arrin në konkluzionin se subjekti i kontrolluar nuk ka treguar një nivel të besueshëm për pasuritë dhe aftësitë profesionale. Në këtë mënyrë, nuk përputhjet me kushtet e nenit 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016. Për sa më sipër OMN rekomandon apelimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 62, datë 3.8.2018”, thuhet në rekomandimin e ONM.

Ndërkaq, Komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të 7 gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vendimi përfundimtar për fatin e 12 subjekteve të drejtësisë do të merret nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendimet të cilit janë të formës së prerë. 

(Kliko këtu) për dokumentin e plotë te rekomandimeve të ONM

Komisioneri Publik  
Në një linjë me ONM, edhe Komisioneri Publik thotë se arsyetimi i KPK është kontradiktor dhe se gjyqtari Malaj nuk e ka deklaruar saktë dhe mjaftueshëm pasuritë. Për rrjedhojë, Komisioneri Publik, bazuar edhe në rekomandimin e ONM, i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, rrëzimin e vendimit të KPK si dhe shkarkimin e gjyqtarit nga detyra. “Komisioneri Publik konstaton se në arritjen e përfundimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Komisioni është mbështetur në arsyetime dhe interpretime kontradiktore lidhur me përmbajtjen dhe zbatimin e dispozitave kushtetuese dhe legjislacionit të posaçëm. Komisioneri Publik, referuar provave dhe gjetjeve nga hetimi administrativ në raport me dokumentet dhe pretendimet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, çmon se ky i fundit për kriterin e kontrollit të pasurisë nuk ka deklaruar saktë dhe mjaftueshëm pasuritë, nuk ka përmbushur detyrimin ligjor të përcaktuar në pikën 4, të nenit 32, të ligjit 84/2016, si dhe nuk ka arritur të provojë të kundërtën e parashikimeve të pikës 5, të nenit D, të aneksit të Kushtetutës, ndaj kundër tij zbatohet parimi i prezumimit në favor të masës disiplinore të shkarkimit”, thuhet në ankimim. 

Mospërputhjet 
Komisioneri Publik thotë se ka mospërputhje në deklarimet e gjyqtarit Malaj për pasuri të njëjta. “Në Deklaratën“Vetting”, subjekti ka deklaruar: Apartament banimi me sipërfaqe 106.7 m2, me vleftë 5.000.000 lekë. Pjesët takuese 50% me 50 % me bashkëshorten. Si burim i krijimit të pasurisë është deklaruar: kredi me vlerën 5.000.000 lekë. Në deklaratën periodike të vitit 2005, subjekti ka deklaruar: Prenotim apartamenti me sipërfaqe rreth 102 m2, me vleftë rreth 55.000 euro”, thuhet në ankimim. Sipas Komisionerit subjekti nuk i justifikon këstet për shlyerjen e këtij apartamenti. “Referuar kontratës së sipërmarrjes së datës ***.5.2005, nenit 4, ku përcaktohen modalitetet e pagesës, thuhet se: “...kësti i parë në vlerën 15.1308 euro u pagua sot me lidhjen e kësaj kontrate” dhe bazuar në deklarimet periodike vjetore të subjektit për vitet 2003, 2004 deri në maj 2005, subjekti i rivlerësimit z. Malaj dhe bashkëshortja nuk kanë pasur të ardhura/kursime të mjaftueshme të krijuara nga burime të ligjshme për të mbuluar pagesën e këstit të parë”, thuhet në ankim. 

Krerët e drejtësisë 
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka arritur në konkluzionin se kryetari i Gjykatës së Kushtetuese Bashkim Dedja dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, në vend që të ishin shembull për njerëzit e tjerë të drejtësisë, kanë shkelur vetë rregullat dhe ligjet në fuqi në raport me pasurinë. Ndryshe nga vendimi i KPK, në rekomandimin për Bashkim Deden, ONM thekson se kreu i Kushtetueses nuk i është përgjigjur qëllimisht në mënyrë të plotë dhe të hollësishme kërkesave të ligjit për ligjshmërinë e pasurisë së tij. Sipas ONM, Dedja duhet shkarkuar nga detyra.

“Dedja nuk ka zbatuar detyrimet ligjore që kërkohen nga neni D i Kushtetutës së Shqipërisë. Duke qenë se në mënyrë të përsëritur, Dedja nuk iu është përgjigjur në mënyrë të plotë dhe të hollësishme kërkesave të ligjit, qëndrimi i tij nuk mund të konsiderohet si i paqëllimshëm ashtu siç e cilëson vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në rekomandimin e ONM. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit konstaton se kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, nuk ka zbatuar detyrimet ligjore që kërkohen nga neni D i Kushtetutës, i cili ndër të tjera parashikon që subjekti i rivlerësimit duhet të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave. Për rrjedhojë, ONM ka kërkuar ankimimin e vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të Zaganjorit.

“Si kryetar i Gjykatës së Larë dhe një nga zyrtarët më të lartë të gjyqësorit në Republikën e Shqipërisë, Zaganjori duhet të kishte respektuar të gjitha ligjet dhe rregullat në fuqi. Sipas asaj që u dëshmuar më lart, ai nuk ka zbatuar detyrimet ligjore që kërkohen nga neni D i Kushtetutës së Shqipërisë. Për sa më sipër, ky organ rekomandon apelimin kundër vendimit të datës 24 korrik 2018 të KPK”, thuhet në rekomandim.

Subjektet që duhet të përjashtohen sipas ONM 

Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës 
Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda
Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës së Kushtetuese 
Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë 

Subjektet që Komisioneri Publik kërkon të shkarkohen 

1.    Besnik Muçi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
2.    Artur Malaj, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë
3.    Nertina Kosova, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda
4.    Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë
5.    Astrit Faqolli, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë
6.    Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
7.    Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlorë: 14/11/2018 11:33

    Pa përjashtim bastardër që të 5.

    Përgjigju
  • Mira: 14/11/2018 10:19

    Mire e ka ONM,por pervec ketyre 7 gjyqtar e prokuror duhet te shtoje edhe shume te tjere dhe sidomos Ilir Mustafaj qe eshte nje krye hajdut i veshur me kollare.ONM duhet ta verifikoje mire kete kusar nuk i ka ardhur rradha per te kaluar ne veting.Ai eshte pjese e bandes se Zaganjorit me kompani.Jane te tmerrshem ne marrjen e vendimeve.Po nuk i dhe para harroje qe mund te fitosh ceshteje gjyqsore.Flm ONM.

    Përgjigju
  • Iliri: 14/11/2018 09:59

    Vetem kembengulja juaj mund ta cmontoj kete sistem te felliqur e te korruptuar, jo vetem keta te peste, por edhe shume te tjere qe kane sherbyer e jane rikyhyer . Vetem duam ritem me te larte , sepse gjyqtaret po vazhdojne te bejne pa drejtesi ne te gjitha nivelet .

    Përgjigju
  • erma: 14/11/2018 09:39

    keta bastarde jane gjithe VIPA...bASHKIM dedja nje kryehajdut i ap durres, qe ne 2004 kerkonte 20% te gjobes qe do falte dhe sot nga mjeran qe i ngrinin pantallonat kur ishte 8 vjecare eshte bere me pune shteti me 500 mil dhe shtepi e katandi pa fund!!!

    Përgjigju
  • lavdosh: 14/11/2018 09:21

    po xhin xhoni artej

    Përgjigju
  • Fredi DOBIÇI: 14/11/2018 08:18

    Nga këta të Pestë , vetëm Bashkim Dedja më duket Njeri i mirë dhe i Respektuar! Kurse katër të tjerët janë BANDITË , KRIMINELË dhe KRYEHAJDURË , sidomos ZAGAR(njori) , një KRYEKUSAR ORDINER me 1 MILJON EURO Pasuri dhe mbi 3-4 MILJON EURO të tjera të Fshehura brenda dhe jashtë SHQIPÊRISË .

    Përgjigju
    • Psikiatria: 14/11/2018 14:41

      Faik merr mjekimin se mjekimin se nuk dukesh mire. Harrove Artur Malaj per te cilin krimi ka investuar miliona euro qe te kalonte fazen e pare te vetingut.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja