Në projektbuxhetin për vitin 2026, investimet publike janë planifikuar të arrijnë në 179.6 miliardë lekë, që përfaqëson 6.5% të PBB-së. Në këtë shumë përfshihen edhe 5 miliardë lekë nga fondi i rindërtimit dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE.

“Investimet Publike për vitin 2026 janë planifikuar në masën 6.5% e PBB ose 179.6 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE). NË planifikimin e investimeve për vitin 2026 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim. Në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2025, vëllimi i investimeve publike në vitin 2026 parashikohet me rreth 15.5 miliardë lekë më shumë”, thuhet në relacion.


Lajmi kryesor:

Pr.buxheti i parë i ‘Rama 4’ do të jetë 8.8 mld euro! 100 mln euro për rritjen e pensioneve! Për herë të parë indeksohen pagat e shtetit me 2.5%