Preç Zogaj: Korrupsioni kapilar është në natyrën e qeverisjes propagandistike

Preç Zogaj: Korrupsioni kapilar është në natyrën e qeverisjes propagandistike

Para pak ditësh, kryeministri Rama firmosi ngritjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, (DPAK), me misionin për të parandaluar dhe goditur korrupsionin në institucionet e administratës shtetërore, në entet publike dhe në shoqëritë tregtare me kapital shtetëror.

Mënyra si është formuluar misioni i saj lë përshtypjen sikur gjer mw sot korrupsionit i kanë munguar rojet. Në të vërtetë, Shqipëria ka një mori institucionesh, agjencish e njësish, të mëdha e të vogla, ku paguhen me qindra mijëra njerëz, detyra shtetërore e të cilëve ka qenë dhe është pikërisht parandalimi dhe goditje e korrupsionit.

Korrupsioni kapilar në vend, që ka filluar të dalë në dritë dhe të përballet me ligjin kryesisht falë hetimeve të SPAK, është dëshmia e dështimit të bujshëm të rrjetit shtetëror e qeveritar të antikorrupsionit. Me keq akoma, është dëshmia e kapjes në tërësi të këtij rrjeti nga epidemia që duhej të luftonte. Duke marrë pjesën nga grabitjet dhe grabitësit që duhej të denonconte.

Për një situatë të tillë Monteskie do të përdorte shprehjen “është helmuar medikamenti”.

Dështimi i institucioneve të anti-korrupsionit pranë qeverisë nuk të bën optimist për super-drejtorinë e re. Ku do të punësohen qindra rojtarë rishtarë. Kjo piramidë e rojtarëve të rojtarëve është në vetvete një skemë korrupsioni me shanse shumë të pakta për të mos thënë me zero shanse për sukses.

Sepse, përtej skemave që përdoren, drejtorive që krijohen, njerëzve që emërohen, korrupsioni kapilar është në natyrën e qeverisë propagandistike, është në kodin e saj gjenetik.

Qeverisja propagandistike ka sindromën e vitit zero sa i takon startit nga është nisur. Gjithçka fillon me të. Gjithçka para saj ka qenë një skenë mjerimi, rrënimi dhe shëmtimi. Të dëgjosh Edi Ramën kur flet për qeveritë e mëparshme, të krijohet përshtypja se deri para vitit 2013 njerëzi shkonin nga Tirana në Vlorë me mushka, nga Tirana në Kukës me këmbë, nëpër shtigje malore. E kështu me radhë. Ky është modeli nihilist që merret e zhvillohet në forma nga me grotesket e qesharaket nga pipizanët e tij. Qëllimi është matja me zeron për të lartësuar në rrafshin propagandistik bilancin.

Qeveria propagandistike i fryn në këtë formë arritjet e veta dhe vetë-reklamohet si kampione pa të dytë në histori, duke zhurmuar sa mundet treguesit realë të ekonomisë reale, të prapambetjes, të varfërisë që na tregon periodikisht Bashkimi Europian.

Qeveria propagandistike ka zakonin të injorojë çdo paralajmërim dhe denoncim të të këqijave në kohë reale nga ana e opozitës, medias kritike, grupeve të interesit , qytetarëve.

Më shumë se kaq, qeveria propagandistike ka zakonin t’u kthehet me libër shtëpie denoncuesve, të diabolizojë kundërshtimin dhe kundërshtarët, ti etiketojë si armiq të progresit, si smirëzinj, e tjerë e tjerë.

Qeverisja propagandistike ka zakonin të ndërtojë me dorë të rëndë. Punojnë dhe vjedhim, është slogani i saj i pazëshëm. Propaganda mburret e bërtet në kupë të qiellit për veprën e ndërtuar mu sikur kryeministri, ministrat a kryebashkiakët ta kenë ndërtuar me paratë e tyre e jo me taksat e shqiptarëve. Nga ana tjetër propaganda bën çmos të zhurmojë çdo zë për koston e lartë të ndërtimit të veprës, prej nga del pjesa e majme që shkon në xhepat e zyrtarëve të qeverisë dhe ortakëve të tyre në opozitën solidare që kuhet për të bërë teatrin e demokracisë.

Qeveria propagandistike ka zakonin të fryjë gjoksin duke përvetësuar e reklamuar si të vetat arritjet e lirisë, të lëvizjes së lirë, të nismës së lirë, të klimës dhe resurseve natyrore të vendit, të vetë kohës që sjell zhvillim teksa shkon. Vetëm diellin nuk e ka treguar si meritë të saj. Duke ia lënë hë për hë krijuesit të gjithësisë.

Qeveria propagandistike reklamon natë ditë vet-projektimin për të qeverisur gjatë, gjatë, për vite e vite të tjera, duke llogaritur mbi rrethimin e zgjedhjeve, mbi krizën e opozitës, mbi kazermat politike të partive në një vend me gjithnjë e më pak votues, si të tillë të kontrollueshëm me regjistër, ku kazerma qeveritare mbetet më e mbledhur dhe më e madhe se kazerma rivale.

Ky enumeracion mund të zgjatet e zgjatet nga çdo lexues.

Por gjithkush mund ta kuptojë se qeverisja propagandistike pa llogaridhënie dhe transparencë, është nxitësja dhe mburoja më e madhe e korrupsionit.

Ajo i konforton vetvetiu zyrtarët të abuzojnë pa frikë, të vjedhin, të pasurohen, të jetojnë në luks. Gjithë kjo pa ndonjë ndjesi remordi, vrasjeje të ndërgjegjes. Përkundrazi: duke shkuar me mendimin se njerëzit ua kanë borxh me gjithë këto mrekulli që u sjell qeveria.

Aq e vërtetë është kjo ndjesi, sa korrupsioni kapilar, paradoksalisht, ka njohur një shpërthim në lartësitë e zhvatjes pas ngritjes së SPAK-ut. Do të thotë se qeveria propagandistike e ka bërë të paqenë SPAK-un, e ka konsideruar një stoli pa dhëmbë për të zbukuruar vitrinën, që shumë-shumë mund të kafshojë ndonjë opozitar.

Por në këtë pikë ka zënë në thua, po sheh humnerën dhe po rreket të marrë masa urgjente për të frenuar hetimet, qoftë edhe me lëvizje pa top e me dublime false

Për sa kohë qeveria të jetë e prerjes propagandistike, asnjë superdrejtori a superkomision nuk mund ta luftojë korrupsionin e saj. As të ish qeverive. Vetëm SPAK, vetëm drejtësia me mbështetje të fortë amerikane dhe europiane mund t’ja dalë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kallam mandarina: 09/07/2024 17:18

    Eha eshte kollaj me bo artikuj, problemi eshte qe kur ishte babloku i vjeter , e ngjyenin buken ne gjalp , te gjithe njelloj jane , Rama u erdh hakut ketyre ju tregoj qe jeni njelloj , thjesht nuk keni vota as nuk mbeshtet populli! Populli ka nis biznes ne bote nuk merret me pune partie , te gjithe njelloj dolen

    Përgjigju
  • Linda: 09/07/2024 09:11

    Prec Zogaj te na shkruaj pak per kriminalitetin rrenjesor te opozites qe merret me vrasje ne bulevarde me vrasje me pages ne Shqiperi dhe Evrop me kurthet e ngritura ne shitjen e armeve ,droges dhe trafikimit te femrave te drejtuar nga Shkelzen Berisha dhe Flamur Noka,me grabitjen dhe nxjerrjen jasht Shqiperis te pasurive shteterore drejtuar nga Ilir Meta +Lulzim Basha+Jorida Sude Tabaku+Grida Dume njerzit me te besuar dhe te strukturuar nga familja Berisha pastaj te na tregoj korrupsionin e qeverisjes Rama!! Nuk ka vend te botes pa korrupsion po politikanet e kulturuar e bejn luften me njeri tjetrin ne heshtje pa cenuar qetesin dhe jeten e perditshme te popullit!! Ne Shqiperi banda terroriste e organizuar hajdutet miliarderet Berishian shqetesojn cdo dite popullin djegin cdo dite goma shpifin mashtrojn dhe vjedhin dhe leket e popullit duke marre rrogen e deputetit kot!!

    Përgjigju
    • E DREJTA: 09/07/2024 11:57

      TE LUMTE DORA...KE THENE NJE TE VERTETE TE PAMOHUESHME

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk