Prej dy javësh i shtuar tek 'Sanatoriumi', ndërron jetë mjeku me COVID Sefer Dervishi, MSH: Me sëmundje bashkëshoqëruese

Prej dy javësh i shtuar tek 'Sanatoriumi', ndërron jetë mjeku me COVID Sefer Dervishi, MSH: Me sëmundje bashkëshoqëruese

Mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi

1600280826_SEFERDERVISHI.jpg

Mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi, i cili ndodhej prej dy javësh i shtruar tek Sanatoriumi ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ishte i prekur me COVID-19. Mjeku 61-vjeçari që shërbente në qendrën shëndetësore ne Helmes vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk ka mundur të mbijetojë pasi u prek nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas vdekjes së mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, Sefer Dervishi  i prekur me COVID.

Sipas tyre ai ndërroi jetë pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe vuante vuante nga disa sëmundje. Ministria i la uruar ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të 61-vjeçarit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!


Lajmi kryesor:

Humb jetën mjeku i prekur me COVID i shtruar prej 2 javësh,144 raste të reja në 24 orët e fundit/ Infektohen 2 arsimtarë e 1 sanitare në Delvinë


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit